filmov
tv
Ora News - Kamp për refugjatët dhe ish-luftëtarët e ISIS në Shqipëri? Voda: S'kemi kërkesë nga BE

Показать описание
Asnjë vend i Bashkimit Europian dhe as vetë Komisioni Europian nuk i ka kërkuar Shqipërisë të ndërtojë një kamp pritje për refugjatët e Lindjes së Mesme.
Kështu deklaroi për mediat zv/Ministrja e Brendshme Rovena Voda, duke kërkuar të mos spekulohet me këtë çështje.
Voda: Më duhet të jem korrekte. Absolutisht për momentin nuk kemi asnjë kërkesë zyrtare apo një njoftim zyrtar nga ndonjë vend i BE apo KE për të ndërtuar një kamp për migrantët e ardhur nga vendet e treta apo refugjatët. Ne kemi në Shqipëri, Tiranë një qendër kombëtare pritëse për azilkërkuesit.
Të njëjtën përgjigje ajo dha edhe për mundësinë e ngritjes së një kampi për ish-luftëtarët e ISIS.