Alban Skenderaj - SIKUR TA DIJA

preview_player
Показать описание
Muzika: Alban Skenderaj
Teksti: Alban Skenderaj
Piano Session: Mario Deda
Recording, mix & master: AK Records

Directed by The Claudia
Video: FullMoon Production

Sikur ta dija
Do të shtrëngoja ditë e natë
Ti puthja duart
Të thoja se sa jam me fat
Sikur ta dija
S’do vija kurrë asgjë në botë
Para lumturisë tënde, veç

Sikur ta dija
Do kyçja egon në sirtar
Me ty do rrija
Tek ndiqje bregut një pulbardhë
Sikur ta dija
Nuk do ta merrja të mirëqenë
Aspak dashurinë tendë, por

Ty dielli të mungon, vetëm kur bie shi
Dhe unë po ndihem sot, një foshnje në vetmi
Se kurrë nuk zura mend, ndaj jeta më ndëshkon
Ta dua diellin tim kur është tepër vonë

Sikur ta dija
Do ti kurseja ato fjalë
Lotët e mia
Sonte do rridhnin veç për mall
Sikur ta dija
Do mbyllja sytë që të shikoj
Përtej buzëqeshjen tënde, veç

Sikur ta dija
Se asgjë tjetër nuk ka vlerë
Sa dashuria
Që mbrapsh s’kërkohet asnjëherë
Sikur ta dija
Nuk do ta merrja të mirëqënë
Aspak dashurinë tënde, por

Ty dielli të mungon, vetëm kur bie shi
Dhe unë po ndihem sot, një foshnje në vetmi
Se kurrë nuk zura mend, ndaj jeta më ndëshkon
Ta dua diellin tim kur është tepër vonë

Sikur ta dija
Do të kushtoja tjetër këngë
Diçka të çiltër
Siç i ka hije shpirtit tënd
Sikur ta dija
Do ta tregoja pak më shpesh
Sa shume ti vlen per mua, por …
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Ky koment e sigurt që ka me humb shpejt ktu sepse çdo dit ka komente të reja ama ju qe e shikoni kte koment ju ruajt Zoti me gjith familjet tuaja..RSP🙃

sarasara
Автор

Alban, jam rritur me këngët e tua… Sa krenare jam! Çdo melodi e shpirtit tënd është si një puhizë që prek çdo shpirt. Kënga fantastike! Faleminderit për artin që dhuron përherë për ne dhe që qëndron besnik i unikalitetit tënd, pa u përpjekur të bësh muzikë “sa për treg”. 🫶

njebotez
Автор

Sapo kam humbur nenen time e cila nderroi jete, dhe kjo kenge me coptoi zemren e me preku telat e shpirtit ne kujtim te saj. Zoti e paste nen mbrojtjen e tij perjetsisht. 🙏🏻 Me mungon mam 😭😭😭

eniodoka
Автор

sot klikohen idjotet… dhe kjo mrekulli jo aq shume sepse jemi injorant dhe kaq… Bravo Alban Skenderaj

Antonelashera
Автор

Sikur ta dija. Ahhh sikur ta dija do fluturoja do kaloja Oqeanet qe me ndane nga ti nena ime e shtrenjte 😢😢. Do ti mbaja ato duart e tua ti puthja e shtrengoja fort ne zemren time mami 😢😢. Qofsh e parajses mami im 😢😢😢😢

dafinafero
Автор

Kjo kenge me kujtoj mamin tim qe e humba vitin e kaluar 😭 Sikur ta dija qe do ikte kaq e re do beja shume gjera qe nuk i kam bere kur ajo ishte ne jete .
Dhe une po' mdihem cdo dite, si nje foshnje ne vetmi mam 😭
❤️ cdo dite me mungon zeri i saj 😭

anisag
Автор

I vermi kengetar qe s ndryshoi stil e te behej alabak si disa kengetare komercial. Je vertet nje talent i rralle Alban! Na ben te gjitheve krenar

mariaxixa
Автор

Sikur ta dija! ❤
Kjo kenge eshte nje dedikim jo vetem per te dashurit tane qe jane larguar nga kjo jete, por dhe ata qe jane ende ne jeté dhe ndonjehere pa e kuptuar humbasim gjerat e rendesishme per ego krenari dhe sepse nuk e dîme sesa mungesa e tyre mund te na peshoje ne shpirt.
Tregojani njerezve qe doni sesa te rendesishem jane per ju, sepse asnjehere nuk i dihet se kur mund ti humbisni. ❤️

nevigjoroveni
Автор

Sa shume e kam pritur rikthimin tek Albani i vertet, art i qendisur ne menyre perfekte eshte kjo keng👏🫠 Jemi me fat qe jetojm ne epoken e te madhit Alban Skenderaj 🙏

Dora-kush
Автор

Sa i mrekullueshem je, sidomos me kete shqipe kaq te paster!

ValentinaIslamaj
Автор

Nuk e kuptoj pse kjo kenge ka kaq pak klikime kjo eshte nje mrekulli

silvabardho
Автор

Ne muziken shqiptare gjithkush mund te bej keng, por askush nuk arrin nivelin tend ALBAN SKENDERAJ

Hiiiiii
Автор

Ti Alban je si Coldplay eshte per boten. Artist i merituar! ♥️♥️♥️

iconsonscreen
Автор

Ky ben me kenget e veta te bej perrallat te ringjallen e te marrin form mes emocioneve😍

lycanwolf
Автор

Nuk lodhemi duke të të falënderuar për meloditë e shpirtit që na dhuron në çdo moment.... SA I RRALL JE 😍🙏

elonaprifti
Автор

Faleminderit Alban për të gjitha emocionet qe ti na dhuron.Kjo këngë ështe një perlë ..
Faleminderit që kurre nuk ndryshove gjithë këto vite karrierë.Zoti te bekofte ty dhe gjithe familjen tënde.

VioletaMushiVioletaMushi
Автор

Sa krenare e bere nenen tende! Ky eshte nje himn per gjithe te dashurit e larguar nga kjo jete! Me emocionove, sinqerisht! ❤

vasilikakoshovari
Автор

Kur kam pasur zemer te thyer, kam gjetur ngushellim me kenget e tua Alban.
Kur kam qene i gezuar, e kam perforcuar ate ndjesi me kenget e tua.
Kur jam ndjere i vetmuar, kam degjuar zerin tend.
Jam rritur dhe vazhdoje te jetoj me kenget e tua Alban Skenderaj.
Lum ne dhe shyqyr qe te kemi.
Faleminderit qe ekziston ❤

splen
Автор

Sa shum me lidh me ty kjo kenge….me mungon babi 😭…3 muaj pa ty 💔

zoicashehu
Автор

Jam kaq e lumtur që jetoj në të njëjtën kohë me ty e artin tënd♥️

OrnelaKullolli