U vra pas sherrit në Tik Tok, lule dhe qirinj në vendin ku u vra Grei Bihuci! Kolegët e viktimës...

preview_player
Показать описание
Qirinj dhe lule janë vendosur në vendin ku u qëllua për vdekje me thikë, 19-vjeçari Grei Bihuci paraditen e djeshme (11 mars) në qendër të qytetit të Fierit.

Kolegët e viktimës, i cili punonte në një bar-pastiçeri në Fier, kanë marshuar drejt vendit ku u vra i riu dhe kanë vendosur lule dhe kanë ndezur qirinj pranë fotografisë së tij.

Me lot në sy kolegët e tij e kanë vlerësuar 19-vjeçarin që humbi jetën si një djalë me të gjitha vlerat më të larta njerëzore, humbja e të cilit do tu krijojë një boshllëk të madh e të pazëvendësueshëm.

“Ishte një nga djemtë më të mirë që ne kishim në staf. Na vjen keq që u ndodh në vendin e gabuar dhe momentin e gabuar sepse nuk ishte djalë që mund të ishte negativ apo të sillte probleme, si në punë apo edhe në familje”.

Një nga koleget e tij thotë se 19-vjeçari e trajtonte si motër, madje i ka mbajtur në krahë edhe fëmijet e saj.
“Djalë i dashur me të gjithë ne, nuk ishte thjesht shoku dhe kolegu jonë, por ishte vëllai jonë. Dinte vetëm të thërriste motër motër. Ka mbajtur fëmijët e mi në krah. Nuk ka për tu harruar kurrë. Më vjen keq për nënë dhe motrat. Grei ke për të mbetur në zemrat tona. Nuk ishte vetëm një djalë, por ishte gjithçka për ne”.

Ndërsa një tjetër koleg kishte edhe një mesazh për të gjithë të rinjtë që të qëndrojnë me këmbë në tokë me qëllim që mos përfundojnë si Grei.

“Na ka shokuar të gjithëve si pjesë e stafit ku Grei punonte. Ishte një djalë i përkushtuar, i dashuri. Thirrja që dua të bëj përtej ngushëllime është që rinia sot të qëndrojnë me këmbë në tokë që mos përfundojë si Grei. I shpreh ngushëllime familjes. Jemi shumë të shokuar”.

Ndërkohë familja e 19- vjeçarit ka hapur dyert e mortit dhe i riu do të përcillet ditën e sotme për në banesën e fundit.

#panoramatvalbania #gazetapanorama #panoramaonline #panoramaalbania

Për të ndjekur kanalin tonë në YouTube bëni subscriber në: Gazeta Panorama

Like Gazeta Panorama Online në Facebook: Gazeta Panorama Online

Follow Gazeta Panorama në Twitter: Gazeta_Panorama
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Ngushëllime familjes qoft djal i parajsës 😢😢😢është shum e hidhur mjer kush e përjeton o zot

eglieglioooegliegli