Top News- Suedia nis gjuetinë e ujqërve/ ‘Sfidon’ ligjin e BE për mbrojtjen e kafshës grabitqare

preview_player
Показать описание
Gjuetia e ujqërve në Suedi fillon të enjten. Qeveria suedeze ka dhënë dritën jeshile që pesë familje të tëra ujqërish, në total 30 grabitqarë, të vriten gjatë gjuetisë, ndonëse ligji i BE e cilëson të paligjshme. Sipas konventës së Bernës, specieve të mbrojtura nuk mund tu shkaktohet dëm që do të sillte rënien e numrit të tyre. Popullsia e ujqërve në Suedi ra me pothuajse 20% në 2022-2023, dhe tani ka 375 individë të regjistruar. Rënia erdhi si rrjedhojë e gjuetisë, që Suedia e ka të lighshme. Në fillim të këtij viti qeveria njoftoi se do të përgjysmonte me 170 numrin e ujqërve në territorin e saj. Kritikët thonë se kjo do të rrezikojë popullatën e ujqërve, e cila historikisht ka pasur një bastion të brishtë në Suedi. Në këtë shtet për afro 17 vite, kryesisht nga 1996 deri në 1983, nuk ka pasur ujqër. Ndërkohë nga ana tjetër, Komisioni Evropian po shqyrtonë mundësinë që të ndryshojë rregullat për ujqërit, pasi numri i kësaj kafshe grabitqare është rritur ndjeshëm, veçanërisht në rajonet alpine dhe pyjore të Skandinavisë dhe Evropës Qendrore. Fermerët nga ana tjetër thonë se popullsia e shtuar përbën një kërcënim për bagëtitë. Në fillim të këtij muaji, anëtarët e konventës së Bernës për ruajtjen e jetës së egër evropiane dhe habitateve natyrore votuan për të ndryshuar statusin e ujqërve nga një specie "rreptësisht e mbrojtur" në një specie "të mbrojtur". Ky ndryshim do të hyjë në fuqi më 7 mars 2025 dhe do ta bëjë më të lehtë për BE-në ndryshimin e direktivës së habitateve për të lejuar që të qëllohen më shumë ujqër.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Suedi#BE
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Shumë bukure duhet eliminua ket shtaze e piste .

sinankolloni
Автор

Ncncncncn qysh more mi vra kto krijesa kaq te bukra😢😢😢😢...njeri qenia ma egoiste qe ekziston

aya
Автор

Vritini se ju han bukën e fëmijëve, përse duhet ujku dhe pse han bagëtit, ? Na del të mbajm ujqër dhe jo bagëti.😅 Vritini anjë mos lini kafsh e fëlliqur.

HasanTirana-nn
visit shbcf.ru