Lind në ne - Këngë për Krishtlindje

preview_player
Показать описание
Strofa 1:
Çfarë është një këngë pa zë
Një histori e pa treguar
Melodi që tinguj s’ka
Pa askënd për ta dëgjuar

Strofa 2:
I shoh gjithë dritat ndezur janë
Si yjet lart kur Ti po vije
Në buzët e atyre që këngë nuk kanë
Nëse Ti vjen sa shpresë do t'sillje

Refreni:
Bukuritë i shkëmbejmë me shkëlqimin tënd
Ti lind në ne, n’djepin e zemrës sonë
A do të bëhesh për ne një këngë
Bashkë me ta të adhurojmë?
Ti lind në ne
N’djepin e zemrës sonë

Strofa 3:
Të uritur, në të ftohtë
Tek ata që festë nuk kanë
Aty ku shpresa duket e kotë
Lind Ti që shpresën mban

Teksti & Muzika // Edlira Spaho, Shpëtim Smolica, Aaron Smith

Performuan //
Edlira Spaho – Vokali kryesor
Shpëtim Smolica - Vokali i dytë, Gitare akustike 1
Aaron Smith - Gitare akustike 2

Orkestrimi // Aaron Smith dhe Shpëtim Smolica
Inçizimi // Shtëpia Records
Miksim & Masterizim // Aaron Smith
Video // Shtëpia Records

Рекомендации по теме