Arrestohen 3 persona për zjarrin në Krrabë

preview_player
Показать описание
Zjarri që dogji për 3 ditë me radhë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore mbi tunelin e Krrabës është vënë nga tre persona.

Policia arrestoi Armand Ukaj, Oltjan Deda, 26 vjeç dhe G.P, 17 vjeç, që të tre banues në fshatin Krrabë.

Ata kishin hapur disa gropa për të bërë qymyr, nga janë përhapur flakët që dogjën mbi 15 hektarë lisa e dushk.

Për shuarjen e zjarrit u ndërhy nga ajri me helikopter.

Emergjencat Civile thonë se gjatë 24 orëve të fundit janë përballur me 14 vatra zjarresh në Tiranë, Dibër, Lezhë, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Berat, Durrës e Korçë dhe Kavajë, ku dhe është ndërhyrë nga ajri.

Me ndërhyjren e zjarrfikësve, forcave të ushtrisë dhe helikopterëve, është bërë i mundur izolimi dhe shuarja e disa vatrave.

Më problematike situata u paraqit në Mat. Forcat zjarrfikëse të ndihmuara edhe nga forcat e ushtrisë u angazhuan për shuarjen e një zjarri në fshatin Bushkash.

Edhe në afërsi të Shëngjergjit, punonjësit e shërbimit zjarrfikës u angazhuan për shuarjen e zjarrit, i cili për shkak të terrenit të vështirë u përhap në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Ditën e nesërme pritet ndërhyrja nga ajri edhe në Parkun e Bogovës, në Skrapar, ku terreni i vështirë i ka penguar zjarrfikësit.

Deri tani zjarret kanë djegur 500 hektarë pyje, pemë frutore, ullinj e shkurre.

Tv Klan
Рекомендации по теме
visit shbcf.ru