filmov
tv
Sulmi kibernetik, BBC: U nis nga hacker-at në Korenë e Veriut
Показать описание
Zyrtarët britanikë të sigurisë besojnë se hakerat në Korenë e Veriut qëndrojnë pas sulmeve kibernetike, që ndodhën muajin e kaluar. Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e Britanisë udhëhoqi hetimet ndërkombëtare, për të zbuluar se kush fshihej pas sulmit që goditi qindra vende të botës, duke prekur shumë organizata ndërkombëtare. Burime të sigurisë thanë për BBC-në, se një grup hakerash i njohur si Lazarus nisi sulmin. Skuadra e Reagimit Emergjent të Kompjuterit të SHBA-ve gjithashtu ka paralajmëruar për Lazarus. I njëjti grup mendohet të jetë edhe pas vjedhjes së parave nga bankat. Në maj, virusi i quajtur WannaCry përfshiu të gjithë botën, duke mbyllur kompjuterat dhe duke kërkuar para që ato të hapeshin përsëri. Hakerat e Koresë së Veriut kanë qenë të lidhur me sulme të sofistikuara në të kaluarën, të tilla si vjedhja prej 81 milion dollarë nga Banka Qëndrore e Bangladeshit në 2016-ën. Ky sulm i sofistikuar përfshinte bërjen e transfertave përmes sistemit të pagesave të shpejta, të cilat në disa raste u pastruan përmes kazinove në Filipine.
------------------------------------------
IN Tv Albania
Follow us:
Offcial website:
------------------------------------------
IN Tv Albania
Follow us:
Offcial website: