RTV Ora - PS tërhiqet nga izolimi i shqiptarëve

preview_player
Показать описание
#rtvora

Shumica është tërhequr nga amendamenti për të ndaluar me 10 vite udhëtimin në SHBA dhe BE për këdo që bën krim elektoral.

Vendimin e ka dhënë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili nga foltorja e Kuvendit tha se në bashkëpunim me opozitën e re është rënë dakord që neni të tërhiqet.

Balla: Amendamenti i propozuar nga zoti Bushati lidhur me penalizimin e përkohshëm deri në 10 vite të kujdo që kryen krim zgjedhor lidhur me një politikë të re, dimension që e kanë shumë vende, atë të ndalimit të udhëtimit jashtë vendit, në respekt padyshim edhe të konsultimit me deputetë të opozitës kemi menduar që ky amendament të mos votohet sot se ndoshta nuk është vetëm burgu që i bën njerëzit ti thërrasin mendjes dhe ky do të tërhiqet.

Follow RTV Ora

Рекомендации по теме