Tv Klan - Berisha: Rama e Vuçiç, skenar për ndarjen e Kosovës

preview_player
Показать описание
#saliberisha #edirama #aleksandervuçiç

Sali Berisha nuk ka as më të voglin dyshim se pas sulmit terrorist në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë një efektiv i policisë qëndron Kryeministri Rama dhe presidenti Aleksandër Vuçiç. Akuzën e tij e mbështeti mbi një informacion që tha se disponon gjatë pjesëmarrjes në OKB të kreut të qeverisë.

“Në një takim jopublik, dy kryeministrat, përveç atij të Serbisë, duke shtrigëzuar Albin Kurtin, kanë paraqitur kërkesa që komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës, të vendosen nën kontrollin e KFOR-it”.

Ndërkombëtarët i ftoi të ndalojnë çdo ndërhyrje të Kryeministrit shqiptar në punët e brendshme të Kosovës.

“Synon ndarjen e Kosovës”.

Ndërkohë që grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvend kërkesën për zhvillimin e një debati në Kuvend mbi zhvillimet në Kosovë dhe miratimin e një rezolute mbi këtë situatë. Kërkesa është paraqitur nga kryetari i grupit, Gazmend Bardhi dhe në të shprehet nevoja që edhe Kuvendi i Shqipërisë t’i bashkohet qëndrimit të Kuvendit të Kosovës, duke miratuar një rezolutë të njëjtë dhe duke unifikuar qëndrimin mes dy shteteve tona.

Draftrezoluta thekson se Kuvendi i Shqipërisë ofron mbështetjen e plotë dhe të parezervë për Kosovën dhe institucionet e saj, në ushtrimin e përgjegjësisë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës, si dhe mbështet të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës që të vazhdojnë punën e përbashkët për integrimin e plotë dhe bashkëjetesën mes të gjitha komuniteteve, pa dallim, që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Në vijim të kërkesës së autoriteteve të Kosovës, për një hetim ndërkombëtar ndaj Serbisë, rezoluta e propozuar nga grupi parlamentar i PD i kërkon qeverisë shqiptare që të ndërmarrë çdo iniciativë apo nismë të nevojshme në këtë drejtim, duke përmbushur detyrimin kushtetutes të mbrojtjes së të drejtave kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме