Dy te vdekur nga aksidenti tragjik ne Vlore

preview_player
Показать описание
Dy janë jetët e humbura në aksidentin tragjik të ndodhur të dielën në autostradën Vlorë-Fier. Policia e Vlorës njoftoi këtë të hënë se nga aksidenti humbi jetën edhe një 20-vjeçar, ndërsa një ditë më parë viktimë mbeti një djalë 18 vjeç.

Dy viktimat udhëtonin me makinë së bashku me 3 persona të tjerë, shoferin 21-vjeçar dhe dy pasagjerë të moshës 20 dhe 22 vjeç. 3 të rinjtë ndodhen aktualisht në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në aksidentin tragjik u përfshinë dy makina Benz, një ku udhëtonin 5 të rinjtë dhe mjeti tjetër në timonin e së cilës ishte një 40-vjeçar nga Fieri, i cili u arrestua. Sipas policisë, ai i jepte makinës në gjendje të dehur.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме