Top Channel/ SHBA: Republikanët hetojnë familjen Biden, Pelosi tërhiqet nga Kongresi!

preview_player
Показать описание
Një ditë pasi siguruan shumicën e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, republikanët nisën hakmarrjen, duke deklaruar se prioriteti i tyre kryesor tani do të jetë hetimi i familjes Biden. Verifikimet do të fokusohen tek marrëveshjet e biznesit që ka lidhur prtej kufijve Hunter Biden, djali i presidentit të SHBA-së.

52 vjecari është aktualisht subjekt i një hetimi federal, por deri tani asnjë akuzë nuk është ngritur ndaj tij. Edhe pse Hunter nuk është pjesë e administratës, republikanët do të kërkojnë të shohin nëse ka përfshirje të kreut të shtetit në marrëveshjet e dyshimta të të birit, përfshirë këtu dhe kohën kur Joe Biden ishte zv/president.

Pjesëmarrja e presidentit në pasurimin e familjes së tij është abuzim i rendit më të lartë. Dua të jem i qartë: ky është një hetim për Joe Bidenin dhe këtu do të jetë fokusi ynë në Kongresin e ardhshëm”.
Nancy Pelosi sakaq vendosi të tërhiqet dhe të mbyllë karrierën e saj drejtuese në Kongres, gjatë të cilës u bë gruaja e vetme që shërbeu në postin e fuqishëm të kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara. Liberalja 82-vjeçare nga Kalifornia, njoftoi se do të hiqte dorë nga roli i saj drejtues në Dhomën e Përfaqësuesve, por do të qëndronte si anëtare e saj për të përfaqësuar San Franciskon, siç ka bërë që nga viti 1987.

Lëvizja e Pelosi pasoi humbjen e kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve nga partia e saj ndaj republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit të javës së kaluar. Aaleatët e saj demokratë por përgatiten t’ia kalojnë stafetën ligjvënësit Hakeem Jeffries nga Nju Jorku, i cili nëse miratohet do të jetë ligjvënësi i parë afrikano amerikan që do të drejtonte një nga grupet e partive kryesore në Kongres.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#HunterBiden#SHBA#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

hajdeni e shifni familjen e kryeministrit iher, keni per tvu duret kokes 😂😂

alialo