Sherr me thika në Çole të Vlorës, dhëndrri plagos babë e bir, dërgohen të gjakosur në spital

preview_player
Показать описание
#oranews #vlore #plagosje

Një konflikt i çastit është agravuar deri në përdorimin e thikave në Vlorë në lagjen Çole.

Mësohet se si pasojë e këtij konflikti të plagosur kanë mbetur babë e bir të cilët janë goditur me thikë nga persona të tjerë.

Ndërkohë, ata janë gjendur në trotuar nga kalimtarë të rastit.
Djali dyshohet të ketë mbi dhjetë thika në trup, ndërsa të dy ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

"Rreth orës 21:30, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi R. K., ka plagosur me mjet prerës thikë, vjehrrin dhe kunatin e tij, shtetasit Xh. B., rreth 60 vjeç dhe A. B., rreth 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve." - njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Follow Televizionin Ora News

Рекомендации по теме