filmov
tv
Tabaku: Qeveria ka grumbulluar 70 miliarde leke borxh ndaj biznesit, efekt katastrofik ne ekonomi

Показать описание
Ndryshoi nga sa premtoi, qeveria ka rritur borxhin ndaj biznesit. Shifra është 70 miliardë lekë, denoncon ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku.
“Megjithëse ka premtuar se do të zhbënte detyrimet e prapambetura, Rama dhe qeveria e oligarkëve ka grumbulluar borxhe ndaj biznesit prej 70 miliard lekë ndërkohë që pretendon se do të rrisë shpenzimet në infrastrukturë si vit elektoral”, u shpreh ajo.
Në vitin 2018 detyrimet e prapambetura, sipas raportit zyrtar të KLSH ishin 60.3 miliard lekë, ndërkohë Tabaku thotë se gjasat janë që detyrimet reale për 2019 do jenë edhe më të larta.
Tabaku parashikon efekt katastrofik për ekonominë për shkak të planifikimit të financave nga ana e qeverisë.
“Mes kontratave me PPP që po përthajnë të gjitha taksat e shqiptarëve, qeveria ka fryrë më shumë se çfarë mundet dhe shpenzimet e buxhetit. Rezultati do të jetë gjithnjë e më shumë katastrofik për ekonominë e vendit që nuk po merr mbështetjen e duhur”, tha ajo.
Sipas ish-deputetes Tabaku ekonomia duhet të vendoset në funksion të qytetarëve dhe duhet t’i jepet fund keqpërdorimit të taksave dhe parave me PPP.
Per informacionet me te fundit klikoni:
#abcnews #abcnewsalbania