Ora News - Historia e dhimbshme e nënave që varrosën fëmijët e tyre në kampin famëkeq të Tepelenës

preview_player
Показать описание
Mrike Gjikola (në foto) është një prej nënave që varrosi me duart e saj fëmijën e vdekur në kampin famëkeq të Tepelenës, për ti dhënë një varr të identifikueshëm vetëm pas 55 vitesh.

Ajo shpërtheu në lot ndërsa kujtoi të shkuarën aty, pasi u nderua me titullin"Për merita të veçanta civile" nga Presidenti i Republikës Ilir Meta bashkë me Drane Jakjën dhe Gjelë Gjikolën me të cilat ndau të njëjtën histori të humbjes së fëmijës aty.

Mrike Gjikola: Më keq se këtyre asnjërit si ka dalë, kanë dalë fare krejt. Megjithatë, faleminderit shumë.

Presidenti, Ilir Meta, ndërsa nderoi kujtimin e të internuarve dhe viktimave të kampit, kërkoi zbardhjen e të vërtetës për tu treguar të rinjve se nuk duhet të lejojnë kthimin e së shkuarës.

Meta: Kujtimi i tmerreve të së kaluarës është detyrë e të gjithëve ne, si shenjë respekti dhe detyrimi për të gjitha viktimat që kanë vuajtur dhe kanë vdekur dhe si një mënyrë për t’u siguruar që kjo nuk do të ndodhë më për gjeneratat e ardhshme.

Ky kujtim gjithashtu mbështet dhe ushqen angazhimin tonë për të zhvilluar demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe për të luftuar shfaqjet e sotme të intolerancës, përjashtimit dhe ekstremizmit.

Vlerat e demokracisë qëndrojnë në principet themelore të saj si barazia, gjithëpërfshirja, transparenca, dhe kjo e fundit është thelbësore për viktimat e sistemit totalitar.

Meta e vendosi theksin tek hapja e dosjeve por po ashtu kërkoi prej dhunuesve të diktaturës të kërkonin falje.

Meta: Pajtimi, gjithashtu, mund të arrihet duke kërkuar të falur, duke pranuar përgjegjësitë, duke shprehur respekt për të gjitha viktimat e regjimit totalitar dhe duke respektuar ata që luftuan kundër tiranisë dhe shtypjes.

Drejtësia për viktimat e regjimit komunist dhe totalitarist është thelbësore. Kërkimi i së vërtetës, hapja e arkivave, procedurat e lustracionit, rehabilitimi, integrimi dhe dëmshpërblimi i tyre janë disa nga mënyrat për t’u shprehur atyre dhe familjarëve të tyre mirëkuptimin, simpatinë dhe njohjen e vuajtjeve të tyre.

Ndërsa, Lekë Pervizi, ka bërë nujë shërbim të paçmueshëm historisë nëpërmjet dëshmive në formën e vizatimeve.

Pervizi: Ato vizatime i kam bërë thjesht si kujtime të miat, nuk i kam bërë që të publikohen. Koha vjen vetëvetiu që e vërteta të dalë në shesh.

Aktiviteti u zhvilluan në bashkëpunim me Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit e të Bashkisë Tepelenë, në kuadër të Ditës Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare.

Drejtorja, Gentiana Sula, përveçse dha detaje për projektin që do të garantojë memorien historike dhe një muzeum për kampin e foshnjave, vendin ku persekutuan dhe humbën jetën edhe dhjetra foshnje nën moshën 1 vjeç, tha se gjithçka do të ecë paralelisht, hapja e dosjeve dhe dënimi i krimeve të komunizmit.

Regjimi komunist përndoqi në këtë kamp mbi 5 mijë persona ndërsa brenda tij humbën jetën rreth 300 fëmijë mes viteve 1949-1954."
Për më shumë lexoni në:
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Ilif metA ngelet legjenda e demokracis ne shqipri

yllimecani