Top News - U lirua nga burgu dhe vret ish-gruan/ Detaje nga tragjedia në Fier, në pranga autori

preview_player
Показать описание
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orën 22:50, mbërmjen e së premtes, në fshatin Zhupan të Fierit. Elton Metaj, 31 vjec ka ekzekutuar me armë zjarri ish bashkëshorten e tij, Sabrina Benga 23 vjec, në shtëpinë e prindërve të saj. Në momentin kur ndodhi tragjedia e rëndë, 23 vjecarja sapo ishte kthyer nga puna dhe ka qenë duke ngrënë bukë. Viktima ishte nënë e një fëmije të mitur. Ndërsa ende nuk është zbuluar shkaku që coi drejt kësaj ngjarje makabër.

Pas ekzëkutimit, autori I ngjarjes tragjike u largua menjëherë nga vendngjarja. Policia ngriti pika kontrolli në të gjithë vendin, për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij. Uniformat blu njoftuan mëngjesin e kësaj të shtune se, pas 3 orësh ndjekjeje bënë të mundur arrestimin e tij.
Elton Metaj u kap në një zonë të pyllëzuar të fshatit Peshtan, bashkë me armën e krimit dhe motomjetin me të cilin u largua nga vendngjarja. Në fakt, 31 vjecari nuk ishte I panjohur për policinë.

Sipas uniformave blu, ky I fundit, më 20 shtator të vitit 2020, ka marrë peng familjarët e viktimës. Është dashur ndërhyrja e policisë që të liroheshin personat e marrë peng. Ndërkohë po një vit më parë ai u gjykua për 3 akuza: armëmbajtje pa leje, dhunë në familje dhe pengmarrje. Në lidhje me këtë ngjarje e cila tronditi mbarë opinionin public, kanë reguar edhe familjarët e vajzës. Në një promoncim për mediat, vëllai i Sabrinës, Armando Bendaj, ka akuzuar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që nuk i dhanë dënimin e merituar 31-vjeçarit kohë më parë, kur ai mori peng familjarët e tij.

“Ai ishte një frikacak që të vriste pas krahëve, trimi del përballë. Ishte mamaja në momentin e ngjarjes. Motrën e vrau kur po hante bukë, sa u kthye nga puna. Motra ndërroi jetë në vend, plumbi e kishte kapur në mushkëri”.

Elton Metaj akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, ( i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” , “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje” ). Burimet zyrtare bëjnë me dije se familjarët e viktimës kanë hapur dyert e morit, dhe këtë të shtunë Sabrina do të përcillet në banesën e fundit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Fier#Arrestim#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Te ken fatin e kesaj vajze keto lloj tipash

danjelabenga
Автор

O zot sa gjyna 😢😢, po pse mor pler mashkull e vrave, kta duhen vara jo burg tua marresh shpirtin me vuajte te zen mend te tjeret. Ca spo degjojm cdo dit vrasje

eliadacekaj