Top News - Nacionalistët humbës në zgjedhje / Bosnje-Hercegovinë, 3 emrat e presidencës shumëpalëshe

preview_player
Показать описание
Në zgjedhjet për presidencën tre palëshe të Bosnje-Hercegovinës duket se disa kandidatë nacionalistë kanë pësuar humbje, sipas raportimeve në media.
Pas numërimit të 61% të votave në garën për vendin boshnjak në presidencën tre palëshe kryeson Denis Beqirovic me 55% të votave para kandidatit të partisë nacionaliste-myslimane, SDA Bakir Izebtbegovic, që mori vetëm 41% sipas llogaritjeve paraprake. Shifrat sidqoftë janë rezultate paraprake ndërsa ato zyrtare do të deklarohen orët në vijim. Fitorja e Beqirovic do të nënkuptonte që pas 12 vjetësh asnjë politikan i partisë nacionaliste myslimane nuk do të përfaqësohej më në presidium. Ndërsa sipas rezultateve paraprake për vendin kroat në presidencë kryeson reformuesi, Zeljko Komsic me 67% të votave.
Vendi serb në presidium do të mbetet në duart e nacionalistëve. Kandidatja e SNSD-së në pushtet, Zeljka Cvijanvocic duket se do të marrë rreth 60% të votave. Ajo konsiderohet si e besuara e separatistit serb, Milorad Dodik, që ka pasur deri tani vendin serb në presidencë. Dodik ka kandiduar për postin e presidentit në pjesën serbe të vendit dhe sipas raportimeve kryeson.
Zgjedhjet ne Bosnje-Hercegovinë janë zhvilluar para tensioneve etnike në rritje. Votimet ishin aq të komplikuara sa vetë vendi. Në nivelin e institucioneve të përbashkëta votuesit kanë dhënë votën e tyre jo vetëm për presidiumin shtetëror, por edhe për parlamentet e pjesëve përbërëse të vendit, si edhe dhe për zgjedhjen e presidentit në Republikën Srpska dhe administratën e kantoneve në Federatën Kroato-Boshnjake. Sistemi kompleks dhe shumë pak funksional në Bosnje-Hercegovinë pasoi Marrëveshjen e Dejtonit në vitin 1995, me të cilën iu dha fund luftës civile në vitet 90-të. Këshilli i Sigurimit të OKB-së emëron nga viti 1995 një Përfaqësues të Lartë Ndërkombëtar. Aktualisht mandatin e mban ish-ministri gjerman i Bujqësisë, Christian Schmidt.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Nacionalistët#Bosnje
Рекомендации по теме