Top News - Biden i prerë: Jo luftë në Tajvan! / Presidenti kinez përgjigjet: Mos luaj me zjarrin!

preview_player
Показать описание
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden i ka thënë homologut të tij kinez, Xi Jinping, se SHBA-ja është kundër “përpjekjeve të njëanshme” për të ndryshuar status quo-në ose për të dëmtuar paqen në të gjithë Tajvanin. Vërejtjet u bënë gjatë samitit të parë virtual të dy liderëve. Ata diskutuan gjithashtu edhe për çështje tjera siç janë veprimet e Kinës në Ksinjiang dhe Hong Kong. Samiti vlerësohet të jetë më i rëndësishmi që kur Biden mori detyrën në janar të 2021. Presidenti i Kinës ndërkaq i ka tërhequr vërejtjen presidentit Biden se mbështetja e SHBA-së për pavarësinë e Tajvanit është “si të luash me zjarrin”. “Dhe ata që luajnë me zjarrin do të digjen”, citohet t’i ketë thënë presidenti kinez homologut të tij amerikan, raportojnë mediat kineze, sipas Reuters. Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Biden "theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj politikës "Një Kinë".
"Ai kundërshton fuqimisht përpjekjet e njëanshme për të ndryshuar status quo-në ose për të minuar paqen dhe stabilitetin përgjatë ngushticës së Tajvanit", tha Shtëpia e Bardhë. Politika “Një Kinë” është një bazë e marrëdhënieve të Kinës me SHBA-në. Sipas kësaj, SHBA-ja e njeh dhe ka lidhje formale me Kinën dhe jo me ishullin e Tajvanit. Në vitet e fundit Pekini ka intensifikuar përpjekjet për ta izoluar Tajvanin në skenën ndërkombëtare. Aeroplanët ushtarakë kinezë disa herë gjatë muajve të fundit kanë hyrë në zonën mbrojtëse ajrore të ishullit. Megjithatë, SHBA-ja është e detyruar të zbatojë një ligj të saj të quajtur Akti i Marrëdhënieve me Tajvanin, sipas të cilit Uashingtoni duhet të ndihmojë Tajvanin të mbrohet në rast të një sulmi. Biden ka thënë muajin e kaluar se SHBA-ja do të mbronte Tajvanin nëse Kina do të sulmonte ishullin.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Biden#Tajvan#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

God bles Amerika 🇺🇸 we are Big together

melosfr