A1 Report - Grabitën bankën, burg për të rinjtë Avokati: S’kishin pistoletë, por çakmak

preview_player
Показать описание
Tre të rinjtë Kristi Kajo, Kristi Sulollari dhe Rei Cenolli të cilët akuzohen se kanë grabitur shumën e 847 mijë lekëve nga një Bankë e Nivelit të Dytë në Rrugën e Kavajë do të qëndrojnë në burg.

Ishte ky vendimi i Gjykatës së Tiranës në caktimin e masës së arrestit për tre 19-vjeçarët.

Avokati Mbrojtës kërkoi që të rrëzohet se nuk u përdor armë në grabitje, por të rinjtë kanë përdorur një pistoletë çakmak.

Prokuroria deklaroi se hetimet për grabitjen e 847 mijë lekëve janë ende të hapur dhe kërkoi arrest me burg për të rinjtë ndërsa për avokatët mbrojtës pretendimi se ka një grabitje me armë nuk qëndron pasi dhe 3 ditë pas ngjarjes nuk është gjetur pistoleta pasi realisht ajo ka qenë një pistoletë çakmak dhe jo armë reale.

Tre të rinjtë nën akuzë para gjykatës pranuan autorësinë e grabitjes, ndërsa ata u arrestuan 2 ditë më parë dy prej tyre Kristi Sulollari e Kristi Kajo në Tiranë dhe Rei Cenolli u arrestua në Voskopojë ku sipas policisë ishte larguar për t’u fshehur.
Рекомендации по теме