'Një ditë me të gjallin mes të vdekurve' | Real People

preview_player
Показать описание
Këtë të shtunë në emisionin “Real People”, në Euronews Albania, u pasyrua përditshmëria e një profesioni jo fort të zakonshëm, e një varrmihësi.

I intervistuar nga gazetari Flor Gjini, varrihmës Titi rrëfeu një histori të pazakontë e cila sipas tij e ka bërë të besojë se shpirti ekziston.

Varrihmësi tha se në një rast mamaja e një vajze të vdekur ka ardhur nga Italia pasi i kishte dalë në ëndërr duke i thënë se i kanë mbuluar varrin.

Sipas tij varri i vajzës ishte vërtetë i mbuluar me dhe, pasi ishte hapur një grop tjetër për një të vdekur që pritej të vinte nga jashtë shtetit.

Pjesë nga intervista:

Flor Gjini: Çfarë mendon mendon se ka jetë pas vdekjes?

Varrmihësi: Edhe ka, shpirti ekziston!

Ta shpjegoj me një rast tjetër. Po hapja një varr unë këtu, anash kishte një kalama. E hapa gropën, por ai varrimi u shty se ai vinte nga Italia dhe qëndroi gropa tre ditë hapur. Kur shkova të nesërme, gropën e kisha gati, shoh aty në parlecë dy gra dhe një burrë, po kërkonin një emër.

Shkova afër dhe më thanë kërkojmë filan emër dhe unë ua tregova. Varri ishte mbuluar me dhe dhe vetëm pjesa e pllakës kishte ngel. Kur erdhën ato, filluan duke qarë e ëma e asaj gocës. S’kishte faj se ishte hedhur dheu. I thashë sa të mbaroj do vij ta bëj xhama.

Më tha motra e saj që kjo ka ardhur nga Italia se i kishte dalë në ëndërr goca dhe i kishte thënë “hajde se më kanë mbuluar”.

Tre ditë qëndroi varri hapur dhe tre ditë i doli asaj në ëndërr, prandaj unë them që shpirti ekziston.

"Real People" nga Flori Gjini është programi që sjell njeriun e vërtetë dhe të zakonshëm, por me historinë e jashtëzakonshme. Histori të treguara nga vetë ata, ku gjithkush gjen një copëz të realitetit që sfumohet, por që nuk humbet kurrë. Personazhe që rrëfejnë dhe që sjellin mesazhe të forta për shoqërinë. I gjejmë mes nesh, por harrojmë të flasim gjatë me ta. #realpeople #njerez #florigjini #euronewsalbania

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Shume mire qe i jepni hapsire njerzve te thjeshte e puntore , se na mbyten silikonet 👍

majlindatola
Автор

Sa njeri i mir qenke o astrit eshte normale qe ske frik se shpirtrat ty te duan fort dhe mbrojn se ti nuk je i demshem per ata. Te quajn familjar .zoti ta shperblefte me ket dynja dhe ne hajret ishalla 🙏

amd
Автор

U beft 100 vjec Astrit pun e veshtir te dhen zoti jet te gjat shendet e lumturi gjithmon ne Flori gazetar shum i mir nji vit i mbar 2023.🥰🇦🇱

majlindazela
Автор

Per te tille njerez duhet te besh dhe te ngrihesh ne proteste, te kene kushte, te pakten nje uniforme gjths bravo i qofte .

larjetapicerie.
Автор

Duke dhan intervist dhe nji moment nuk u ndal, .Frymarrja e kti zotrie tregonte lodhjen dhe veshtirsin e punes😔😔😔, RRESPEKT per ke Zoteri

hausundimmodtgmbhhausundim
Автор

Bravo Flori për këtë emision kaq real dhe pa improvizime! Vërtetë për tu vlerësuar 👏👏
Edhe Astritit ju shtoftë jeta se na kënaqi, edhe pse bën një punë aq të vështirë pozitiviteti i lexohet në sy. 👏👏

dyqan_online_sara
Автор

Kujt do i shkonte mendja te bente nje intervistë me nje punetor te ketij sektori, bravo Flori, respekte

argitalashi
Автор

Bravo xhaxhi, un kam mamin Tim atje ne ato varreza dhe un sa her shkoj ma di shpirti kur kaloj atje Jo me te punosh sa veshtir esht. Po' zoti do ta shperblej xhaxhi, sepse shpirtrat i nimojn njerzit e mir. Un vec kam lotu tuj pa' kte emisjon se varrezat Jan vendi ku gjithkush esht njilloj pa' ndarjet e ndyra qe behen ne ket jet. Zoti te nimoft per ket pun xhaxhi.

crihirsirvalona
Автор

Te marre dhe 1 miljon lek ne dite i ka hallall dhe bravo i qoft

ilirgjeta
Автор

Babi Im ka bo të njëjtën pune për rreth 20 vitesh, vdiq nga ne sëmundje e keqe para 2 vitesh, shume pune e vështirë dhe e rëndë, zoti te ndihmoftë o zotëri i nderuar, me behet qejfi qe me ne fund njerëz si ju marrin hapësirën e shumë merituar!

alekosmertiris
Автор

Vdekja eshte e vetmja gje qe te gjith e kemi te garantuar ne kete jete.

Dhe per cudi shumica e njerzve gabojne ne mentalitetin e tyre, dhe jetojne dhe mendojne sikur do te jetojne ne kete bote ne perjetesi.

ToxicVaccines_HivHoax
Автор

Sa njeri i mire . Zoti ta kete mire me familjen e tij

rozahaxhi
Автор

Zoti ja lehtesofte krahet dhe punen ketij heroi qe punon ne ket lloj pune per te mbajt familjen, dhe zoti ja befte drite dhe svape ne ket dynja dhe ate dynja👏👏👏💪

sfbjkgvhxhv
Автор

Sa te djersitur e ka bluzen tek kraharori ky njeriu I mire, njeriu I heshtur, njeriu i punës . @FloriGjini përshtatet kaq mire nga ana vizuale me temën, te intervistuarin dhe ambientin, shume sportiv, thjesht, madje I parruar.

freudvibes
Автор

Allahu e shperbleft ket zotri ne ket bot dhe boten tjeter🤲🤲🤲

meritahaxhiu
Автор

Emision shum i bukur super bravo 🌟 dhe ati zoteriut ja ndricofte jete e past gjith lumturine sa njeri i mire 🙏🙏👏👏👏👏👏

DimerBore
Автор

Nje nga intervistat me te bukura dhe reale. Nje bravo e madhe.

ersitosmani
Автор

Per mbijetese cfare sben njeriu. Te lumshin duart e zoti te dhente vetem force e shendet

sarafuga
Автор

Ti je I respektuar se ti respekton te vdekurit bravo.
Ty do te shikoj zoti dhe do te ndimoje gjithmon. Bravo

mimozasulaj
Автор

Astriti eshte puntore shume i mire dhe i pa pertuar zoti ja befte mire dhe mbare

shpetimjaku