filmov
tv
Vrasja e avokatit ne Elbasan, atentatori u kaloi policeve te kembet | ABC News Albania
Показать описание
Detaje të tjera janë zbuluar nga vrasja mafioze e avokatit Ravik Gurra. Sipas burimeve nga Prokuroriua e Krimeve të rënda, autori pasi kreu ekzekutimin, u largua në këmbë pikërisht pranë një patrulle policie që ndodhej shumë pranë lokalit. Pranë vendngjarjes, sipas burimeve, ndodheshin edhe 2 oficerë krimesh të policisë së Elbasanit, të cilët u larguan sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Pasi ekzekutoi avokatin Ravik Gurra mbrëmjen e 22 Marsit në qytetin e Elbasanit, atentatori i kaloi pranë patrullës së policisë. Vetëm pak metra larg lokalit në rreth rrotullimin e “1 Majit”, automjeti i rendit ishte parkuar dhe brenda ndodheshin dy efektivë.
Personi që qëlloi ndaj Gurrës me armë zjarri pistoletë me silenciator, kaloi pikërisht në këmbë, pranë makinës së uniformave blu, pa krijuar asnjë dyshim tek punonjësit e policisë.
Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pohuan për ABC News se ngjitur me lokalin ku ndodhi atentati i tipit mafioz, në një ambient tjetër po “Bar-Kafe”, ishin edhe dy oficerë të krimeve të drejtorisë së policisë Elbasan, por ata u larguan sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Mosreagimi i dy oficerëve po verifikohet nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, pranë Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme. Dyshohet se vrasja e Ravik Gurrës, të jetë bërë për shkak të profesionit të 50-vjeçarit, por nuk përjashtohen as pistat e tjera nga Policia e Shtetit.
I ndjeri ishte i njohur si avokati që mbronte personat me rekorde të theksuara kriminale, jo vetëm në qytetin e Elbasanit, por edhe në Tiranë e Durrës. Hetimet po kryhet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.