Rritet numri i aksidenteve me pasoje vdekjen ne shtator, ekspertet:Te dixhitalizohen rruget

preview_player
Показать описание
Viti 2020 u cilësuar si viti i “Sigurisë Rrugore”, por vetëm në muajin shtator të këtij viti, duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shohim një rritje të numrit të aksidenteve. Krahasuar me vitin e kaluar, ka 4 viktima më shumë.

Muaji shtator u mbyll me 138 aksidente rrugore, duke shkaktuar 24 viktima. Shifrat flasin për një rritje të ndjeshme. 16 aksidente dhe 4 viktima më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Eksperti i Sigurisë Rrugore, Artur Sulçe shprehet se shkaqet janë disa.

“Duke parë rritjen e numrit të aksidenteve dhe duke parë statistikën, konstatojmë se ka numër viktimash më të madh. Ç’ka do të thotë që aksidenti është ashpërsuar. Ne kemi drejtues agresivë mjetesh për të cilët dhe duhet punuar në mënyrë të vazhdueshme, qoftë në konceptin e elementëve të sigurisë rrugore, qoftë në konceptin e menaxhimit të trafikut”, është shprehur Sulçe.

Ai thotë se ka ardhur koha që mos të ketë më policë në rrugë.

“Ka ardhur koha që rrugët tona të jenë të dixhitalizuara, në mëyrë që të kontrollohet çdo lëvizje dhe gjithkush ta dijë që për çdo shkelje ai do ketë një penalitet dhe të mos shohim më policë në rrugë. Kjo do ishte më normale. Pra, dixhitalizimi i rrugëve do ndërgjegjësonte më shumë, të gjithë përdoruesit e rrugës, për t’u sjellë më konform rregullave të qarkullimit rrugor”, është shprehur ai.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi para disa ditësh nismën me moton “Vizioni zero”, që ka për qëllim zero viktima në aksidente. Por këtë qëndrim, eksperti e cilëson si propagandë që bëhet në prag të zgjedhjeve.

“Unë e konceptoj deklaratë politikë këtë, pasi Suedia e ka nisur vizionin zero në vitin 1996 dhe akoma nuk ka arritur të jetë me 0 aksidente me humbje jete”, ka thënë ndër të tjera Sulçe.

Në Gushtin e këtij viti, edhe pse numri i aksidenteve ka qenë më i ulët se në 2019-ën, numri i viktimave është më i lartë. 4 të vdekur më shumë. Më saktë, kanë ndërruar jetë 26 persona, nga 22 që u regjistruan në gushtin e vitit të kaluar.

Per informacionet me te fundit klikoni:

#abcnews #abcnewsalbania
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Semafor duhen te vihen ne udhekryq dhe ne te gjith qytete dhe patentat temeren me mesim jo ta paguash mesuesin ne kafeja. Dhe kultura duhet mbi te gjitha.besoj po te been koto gjera dicka do ndryshoj.

leonorajanku