“Kartoni Jeshil”, 50 euro për një vit me Maqedoninë e Veriut

preview_player
Показать описание
#oranews #maqedoneveriut #policia #kartonijeshil

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare bën të ditur se duke filluar nga sot, 1 prill 2025, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të lëvizin drejt Maqedonisë së Veriut me policën e sigurimit “Karton Jeshil” me afat 1-vjeçar, me çmim të reduktuar prej 50 eurosh.

“Kjo është masa e dytë që ndërmerret në një hark të shkurtër kohor, për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve shqiptarë drejt vendeve kufitare, pas hyrjes në fuqi më 1 shkurt 2025 të policës së sigurimit “Karton Jeshil” 1-vjeçar me Malin e Zi”, thuhet në njoftimin e AMF-së.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në kuadër të zbatimit të rekomandimeve të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) për lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare, ka bashkëpunuar ngushtë me Byronë Shqiptare të Sigurimit (BSHS), për të lehtësuar lëvizjen e autoveturave me targa shqiptare drejt vendeve kufitare.

Follow Televizionin Ora News
Рекомендации по теме
welcome to shbcf.ru