filmov
tv
Top News-Tragjedia e fëmijëve në Ukrainë / 107 të vrarë dhe më shumë se 120 të plagosur
Показать описание
Një përfaqësues nga agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara u shpreh se konfikti mes Rusisë dhe Ukrainës, po ndikon rëndë në fëmijërinë e fëmijëve të Ukrainës. Joe English, në një intervistë për BBC tha se deri më tani raportet kanë treguar se të paktën 50 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të rusisë kundrejt Ukrainës, shifër kjo tejet e rëndë për popullin ukrainas.
“Ka të ngjarë që numri i vërtetë të jetë shumë më i madh. Kjo nuk është një fëmijëri. Ne duhet t’u ofrojmë këtyre fëmijëve paqe dhe një mundësi për të filluar rindërtimin e jetës së tyre”, tha English.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, tha se të paktën 107 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 120 janë plagosur prej kur Rusia ka pushtuar Ukrainën më 24 shkurt. Shumica e viktimave janë raportuar në Kiev, Harkiv, Donjeck, Çernihiv, Sumi, Herson, Mikollaiv dhe Zhitomir. Mbi 410 institucione edukative janë dëmtuar nga bombardimet dhe 63 janë të shkatërruara plotësisht. Gjithashtu, besohet se të paktën 11 qendra spitalore të jenë bombarduar nga sulmet ruse.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Ukrainë#Tragjedi#TopChannel

Комментарии