Top Channel/ Rusia shton trupat në Arktik, Finlanda blen 10 miliardë euro avionë luftarakë

preview_player
Показать описание
Finlanda po përgatitet të blejë një numër të madh avionësh të rinj luftarakë pasi ka ndarë sic thotë 10 miliardë euro për të zëvendësuar flotën e saj të vjetëruar të avionëve F-18 Hornet. Vendi nordik njoftoi se kishte marrë ofertat përfundimtare nga prodhuesit me të cilët ka kontaktuar. Forcat finlandeze të mbrojtjes njoftuan se do të vlerësonin të dhënat që kanë marrë nga qeveritë e Britanisë, Francës, Suedisë dhe Shteteve të Bashkuara. Pas kësaj qeveria finlandeze e udhëhequr nga kryeministrja Sanna Marin do të zgjedhë fituesin brenda vitit 2021. Modelet e avionëve luftarakë në diskutim për marrëvëshjen janë Boeing F-18 Super Hornet dhe Lockheed Martin F-35A nga Shtetet e Bashkuara, Dassault Rafale nga Franca, Eurofighter Typhoon nga Britania dhe Saab Gripen nga Suedia. Boeing u shpreh se oferta e tij përfshin dhe opsionin që Finlanda të blejë një kombinim të F-18 Super Hornets dhe variantit të tij të luftës elektronike, EA-18G Groëler. Finlanda, anëtare e BE-së nuk është pjesë e Nato-s, por bashkëpunon ngshtë me të, e në një situatë të ngjashme është edhe Suedia fqinjë. Pak ditë më parë, u njoftua se Rusia po grumbullon një fuqi të madhe ushtarake në Arktik. Ekspertët e armëve dhe zyrtarët perëndimore kanë shprehur shqetësim sidomos nga super-arma e saj, siluri Poseidon 2M39, I cili mund të lëvizë në shtratin e detit e të mos diktohet dot.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Finlanda#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

E ju do kapeni me Rusine. Rusia futi Ameriken ne qoshe, e jo mo europjanet qe i ka hiçgje.

Njesh