Aksident në aksin Lushnjë-Berat, dy makina përfundojnë me 'kokë' në kanal, 5 persona të plagosur

preview_player
Показать описание
#reportTV #lajmeshqip #lajme
Dy makina kanë përfunduar me ‘kokë’ në kanal si pasojë e një aksidenti pasditen e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin Lushnjë-Berat, përkatësisht në zonën e quajtur Cinar.

Burime bëjnë me dije se pesë persona kanë mbetur të plagosur, të cilët janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Beratit. Të lënduarit tashmë gjenden jashtë rrezikut për jetën.
Рекомендации по теме