IPKO 5G - Are you ready?

preview_player
Показать описание
IPKO është operatori i parë në Kosovë që ka përfunduar me sukses testimin e teknologjisë së rrjetit mobil të gjeneratës së pestë (5G), e cila ka arritur një shpejtësi mbresëlënëse prej 1.2 GB për sekond.

Teknologjia e rrjetit mobil të gjeneratës së pestë (5G) përfaqëson një riarkitektim thelbësor të qasjes së rrjetit duke shfrytëzuar trendet kyçe të teknologjisë inovative. Në përputhje me trendet më të fundit të teknologjisë, IPKO ka adaptuar teknologjinë më të re të rrjetit mobil dhe tani e pozicionon Kosovën në hartën botërore të 5G.

Teknologjia 5G është shumë më tepër se gjenerata e teknologjisë wireless, është fillimi i një udhëtimi drejt shpejtësive marramendëse dhe lidhjes edhe më të besueshme mobile, duke e ngritur cilësinë e shërbimeve për konsumatorin. Si kompania me infrastrukturën më të avancuar në vend, ne së shpejti do të jemi të gatshëm t'u mundësojë konsumatorëve tanë të përjetojnë teknologjinë më të fundit.
Рекомендации по теме