Tv Klan - Rusia kthen sytë nga Koreja e Veriut

preview_player
Показать описание
Bllokada e madhe prej luftës në Ukrainë ka detyruar Rusinë që për të furnizuar ushtrinë e saj, t’i shtrijë dorën edhe Koresë së Veriut.

Prestigjiozja New York Times citon burime të zbulimit amerikan që thonë se Moska është duke blerë miliona predha artilerie dhe raketa nga Peniani. Zyrtarët amerikanë thonë për këtë të përditshme se vështirësimi i ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë, pasi perëndimi pajisi me artileri me rreze të gjatë veprimi ushtrinë e këtij vendi, ka bërë që rusët të përballen me mungesë furnizimesh luftarake.

Si zgjidhje Moska po sheh jo vetëm Korenë e Veriut por edhe Iranit, vend prej të cilit po furnizohet me dronë. Të dy këto vende po forcojnë aleancën me Moskën, pasi po vuajë po ashtu prej sanksioneve të rënda perëndimore.

Pavarësisht vështirësive me ushtrinë, sanksionet ndëshkuese perëndimore për luftën në Ukrainë kanë bërë shumë pak në reduktimin e të ardhurave nga jashtë për Rusinë. Në vetëm 6 muaj luftime, Rusia ka përfituar nga rritja e çmimeve të energjisë 158 miliardë euro, gjysma e të cilave nga eksportet e naftës dhe gazit drejt BE-së.

Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме