Igli Tole, ekspert ekonomie per bastet on line (video 3)

preview_player
Показать описание
Bastet do të rikthehen? Është ky një lajm i cili mesa duket është shtruar sërish në tryezën e diskutimit edhe pse tashmë kanë kaluar 4 vite që nga momenti që pikat e basteve janë mbyllur ligjërisht në të gjithë vendin.
Edhe pse zyrtarisht asnjë qytetar nuk e ka të drejtën për të luajtur, eksperti i ekonomisë, Igli Tole pohon se në mënyrë të jashtëligjshme, bastet kanë funksionuar. Por cfarë ka sjellë kjo gjë në ekonominë e vendit?
Sipas Tolës mbyllja e basteve online nuk ka sjellë efektet e dëshirueshme që priteshin, por vetëm ka përqëndruar qarkullimin e parave në duart e disa personave.
Ndërkaq, Tola shtoi se krahas basteve, kazinotë janë ende të ligjshme në vendin tonë dhe kush ka mundësi të luajë në to, e ka të mundur që të gjenerojë shuma të mëdha parash, pa pasur nevojë ti justifikojë ato.
Është për tu theksuar fakti se pavarësisht se vite më parë kazinotë ishin më të shumta në numër, ndërsa tani ato numërohen vetëm me gishtat e njërës dorë, të dhënat tregojnë se pas tyre fsihen po të njëjtat fytyra.
Рекомендации по теме