Arilena Ara në Amerikë, për hir të dashurisë?

preview_player
Показать описание
“Kënga Magjike” është jo vetëm festivali i rrymave të reja muzikore dhe i risive skenike, por gjithashtu është festivali i rikthimeve. Në këtë edicion janë rikthyer jo vetëm kampionë, por edhe këngëtarë të cilët me vite, e dekada i kanë munguar skenës.

Nëse përmendet emri i saj, nuk ka se si të mos përmendet suksesi ndërkombëtar i këngës “Nëntori”, kënga pjesëmarrëse e “Kënga Magjike 2016”. Sot pas 8 vitesh Arilena Ara rikthehet më ndryshe se asnjëherë në një duet me kantautorin Pirro Çako, i cili gjithashtu vjen si konkurrent pas 12 vitesh. Kënga e tyre “Zero gradë” është baladë dashurie, e cila flet për një dashuri të humbur, me dëshirën për t’u kthyer, por duke “e ngrirë” kohën dhe rrethanat e jetës.

Duke qenë se vetë dueti i dy këngëtarëve të shumë HIT-eve flet për dashurinë, nuk kishte se si të mungonin deklaratat dhe pyetjet që lidhen me dashurinë. Në pentagramin me pyetje, Ardit Gjebrea i drejtoi Arilenës pyetjen: “Për cilin motiv do shpërnguleshe në Amerikë dhe për cilin motiv do ta refuzoje vajtjen në Amerikë?”

Duhet theksuar se Arilena Ara nuk është një emër i panjohur për tregun amerikan. Ndër vite ajo udhëton në studio të ndryshme në Amerikë, ku edhe është premtuar një album i saji për tregun amerikan. Duke përforcuar këtë fakt Arilena u përgjigj:

“Pa diskutim për projektet që kam lënë atje, për karrierën time.”

Por nuk mjaftoi me kaq, Arilena Ara gjithashtu shtoi:

“Do shpërngulesha në Amerikë edhe për dashurinë.”

#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
join shbcf.ru