Top Channel/ Trazirat në veri të Kosovës, reagon Shtëpia e Bardhë: Ulni urgjentisht tensionet!

preview_player
Показать описание
Trazirat në veri të Kosovës kanë tërhequr vëmendjen e Shtëpisë së Bardhë, që përmes zv/këshilltarit amerikan për sigurinë kombëtare, Jon Finer i bëri thirrje si Prishtinës ashtu edhe Beogradit të hedhin menjëherë hapa për shtensionimin e situates. Finer ka biseduar personalisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të enjten, dhe një ditë më pas me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, duke i përcjellë shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për situatën në veri.

“Ai kërkoi nga Qeveria e Kosovës që t'u mundësojë kryetarëve të sapozgjedhur të komunave që t'i kryejnë detyrat e tyre nga vend-ndodhje alternative dhe të tërheqë forcat policore nga ndërtesat komunale. Ai gjithashtu përshëndeti gatishmërinë e kryeministrit Kurti për të punuar për krijimin e kushteve për zgjedhje të reja”, thuhet në njoftim. Zyrtari i lartë amerikan po ashtu i kërkoi dhe presidentit ser btë marra masa për qetësimin e gjendjes, duke filluar me tërheqjen e forcave të armatosura të stacionuara në afërsi të kufirit dhe me uljen e gjendjes së gatishmërisë. Serbia t`u bëjë thirrje po ashtu protuesve të ruajnë qetësinë në veri të Kosovës”, vazhdon deklarata. Nga të dyja palët pritet rinagazhimi në procesin e dialogit të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Dy ditët e fundit si kryeministri Kurti, ashtu edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kanë shprehur vullnetin për zgjedhjet e reja. Kryetari i komunës së Leposavicit, Lulzim Hetemi, që nga e hëna është në zyrën e tij, pa dalë asnjëherë. Ndërsa kryetarët e komunave të Zveçanit dhe Zubin Potokut, nuk janë në zyrat e tyre.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#JonFiner#Kosovë#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Sen sish kan puna juj ase evropes.ka loz shkavi ketu e 24 vite me ju si maca me mijun

DrenThaqi-cg