Rita Petro ka një këshillë për të rinjtë në “Tirana KultUrë (CultTour)”

preview_player
Показать описание
Rita Petro Filipi, botuesja e dashur veçanërisht për të vegjlit dhe të rinjtë që përdorin librat e mrekullueshëm të shtëpisë botuese Albas, na tregon përshtypjet e saj mbi librin shqip brenda dhe jashtë panairit në 25 vjetorin e tij, por dhe mendimet e saj mbi frymën e re qe do të dëshironte aq shumë të shihte në mbrëmjet poetike të kryeqytetit. Petro prezanton gjithashtu romanin e saj të parë “Lindur së prapthi” realizuar nga shtëpia botuese “Onufri”, ku elementi i skandalit, një motiv thelbësor i veprës së autores, vjen mbase më i prekshëm se në poezitë e saj, por po aq konkret sa përherë. “Të rrëfehen mbresat, dhe jo thjesht historia” – shprehet Petro, dhe ne, jemi plotësisht dakord.

Shiko videot e tjera duke klikuar tek #EpisodiMeRiten

Projekti “Tirana KultUrë (CultTour)” synon të zhvillojë një tur kulturor duke lëvizur në urat e kulturës në Tiranë. Ky tur është konceptuar si një mozaik me personazhe, objekte dhe historitë e tyre, duke dixhitalizuar, transmetuar dhe arkivuar një grup aktivitetesh të organizuara në kryeqytet për të dokumentuar në mënyrë të kthjellët dhe me interpretim nga vetë organizatorët, punën e tyre kolosale. Një projekt nga Mimoza Ahmeti dhe Endri Qenanaj.
Рекомендации по теме