Rrëfehet autori i vrasjes së biznesmenit shqiptar: I kisha borxh 75 mijë €, më goditi djalin

preview_player
Показать описание
#oranews #XhaniTopalli

Biznesmeni shqiptar Xhani Topalli është gjendur i pajetë, pasi ishte zhdukur që prej 28 gushtit 2022.

46 vjeçari është vrarë nga një pronar hoteli në ishullin e Rodosit, i cili tashmë është arrestuar.

Pronari i hotelit pranoi vrasjen e tij dhe më pas tregoi para autoriteteve se ku e kishte lënë trupin.

Trupi i pajetë i 46-vjeçarit Topalli u gjet në një rrugë të shkretë mes Psinthos dhe Afantos, ndërsa dosja do t'i kalojë sot Prokurorisë për procedim të mëtejshëm. Sipas informacioneve, vdekja është shkaktuar nga mbytja me litar, ndërsa për bashkëpunim në vrasje është arrestuar edhe djali i autorit, i cili dyshohet se e ka ndihmuar në transferimin e trupit. Biznesmeni, baba i tre fëmijëve, rezultonte i zhdukur që prej datës 28 gusht, kur pati një takim me një pronar hoteli 53-vjeçar nga Kallithea për t'i shlyer detyrimet sipas një marrëveshjeje që kishin lidhur.

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi Xhani Topalli, pasi pronari i një hoteli ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka rrëfyer si ndodhi vrasja.

Sipas informacioneve të “demokratiki”, 53-vjeçari është takuar me biznesmenin shqiptar në vitin 2014, kur ata kishin një partneritet.

Në vitin 2019, 46-vjeçari ka marrë përsipër rinovimin e hotelit të autorit (të vrasjes), duke rezultuar në një borxh rreth 75 mijë euro. Mbrëmjen e së dielës, viktima, që dyshohet të ketë qenë i dehur, ka shkuar në hotelin e 53-vjeçarit. Më tej, autori pretendon se 46-vjeçari po i bënte presion për paratë dhe se kishte shkuar shumë herë në hotel nën efektin e alkoolit, duke u bërë mjaft shqetësues. Të dielën mbrëma, kontraktori, siç pretendon autori, ka shkuar në hotel nën efektin e alkoolit dhe ka filluar të konfliktohet me të dhe më pas ka sulmuar djalin e tij. Më pas, sipas gjithçkaje që pretendon autori, ka dalë përpara, për të mbrojtur djalin e tij nga goditjet dhe ka nisur sherri mes tyre. Më pas, i shtyrë nga instinktet e tij ka kapur një litar të cilin ia ka shtrënguar viktimës në qafë për ta vënë nën kontroll dhe e ka hedhur në tokë. Në këtë moment duket se ka ndodhur vdekja e biznesmenit shqiptar., shkruan media greke.

Së bashku me të birin e kanë zhveshur, i kanë hedhur rrobat dhe trupin e kanë çuar në rrugën e shkretë ku është gjetur nga policia.

46-vjeçari është parë gjithashtu në një kamerë sigurie në kioskë në orën 22:28 të së dielës duke blerë cigare dhe duke folur agresivisht në celular me një të panjohur.

Një ushtarak madje ka parë makinën e viktimës me të dhe dy persona të tjerë, në vendin e ngjarjes ku është gjetur e braktisur në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, 29 gusht 2022.

Follow Televizionin Ora News

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

si si ishte shpallur ne kerkim, pse per cfare ishte i akuzuar biznesmeni shqiptare qe ishte shpallur ne kerkim? a te dhjevsha shkollen tende aaa qe nuk dini as kuptimin e fjalve qe shprehni

moneilo
Автор

Njéri varrin e tjetri burgun parat = gjygji.

saze
join shbcf.ru