Top News-Shqiptari që do ekstradohet për herë të dytë/Londër, kush është i akuzuari për dy vrasje !

preview_player
Показать описание
50 vjecari Ilirjan Zeqaj i cili prej kohësh jetonte në Angli, pritet të ekstradohet për herë të dytë drejt Shqipërisë pasi është shpallur fajtor nga gjykata e lartë për vrasje të dyfishtë.
Zeqaj akuzohet se në vitin 1999 vrau me armë dy vëllezërit, Gramoz dhe Shkëlqim Llanajn, në fshatin Cakran të Fierit, dhe pas ngjarjes ai kaloi në mënyrë ilegale, përmes një kamioni në Angli, për t’ju shmangur arrestimit.
Lajmi u publikua nga britanikja Daily Mail, ku shkruan se Ilirjan Zeqaj, përdori identitet të rremë në Britani, duke u prezantuar si refugjat nga Kosova me emrin Klemend Zeqaj.
Ilirjan Zeqaj u ekstradua në qershor të vitit 2011 nga Londra në Tiranë, pasi gjykata e Fierit e kishte dënuar me 23 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve.
Pas rigjykimit Zeqaj fitoi pafajësinë dhe u rikthye në Londër për të vijuar jetën me familjen. Por Gjykata e Lartë e rrëzoi vendimin e pafajësisë duke lënë në fuqi dënimin me 23 vite burg.
Për këtë arsye 50 vjecai u shpall përsëri në kërkim ndërkombëtarë dhe u arrestua në Londër në fillim të 2022 për tu përballur përsëri me një proces ekstradimi.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Londër#TopChannel
Рекомендации по теме