Top News/ Durrës, 44-vjeçari merret peng/ U kërcënua nga dy vëllezër, konflikti për lekët

preview_player
Показать описание
Një pengmarrje u shënua në Durrës këtë të shtunë, ku dy vëllezër morën në makinën e tyre pa dëshirë një 44-vjeçar dhe e kërcënuan.

Në pranga përfunduan Aleksandër dhe Lalush Gecaj, 25 dhe 29-vjeç. Ata e futën me forcë në makinë 44-vjeçarin dhe e çuan në zonën e Kënetës ku e kërcënuan.
Sipas hetimeve paraprake, Aleksandër dhe Lulash Gecaj, kishin punuar më parë me 44-vjeçarin në sektorin e ndërtimit, ku kishin pasur konflikte të përsëritura lidhur me çështje pune dhe pagesash. Konflikti i fundit midis tyre ndodhi një ditë më parë në një lokal në zonën e plazhit, pranë banesës së 44-vjeçarit,

Pas marrjes së kallëzimit, specialistët për Hetimin e Krimit të Stacionit të Policisë Plazh organizuan një operacion të shpejtë për kapjen e të dyshuarve. Vëllezërit Gecaj u lokalizuan dhe u shoqëruan në stacionin e policisë, ku pas veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë.

Ndaj vëllezërve Aleksandër dhe Lalush Gecaj rëndon vepra penale "Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Durrës#Pengmarrje
Рекомендации по теме