filmov
tv
Top News - KLP pezullon prokurorin Sali Hasa/ U arrestua nga SPAK për korrupsion
Показать описание
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur me votë unanime pezullimin nga detyra të prokurorit, Sali Hasa, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Sarandë.
Ky vendim është marrë për shkak të masës së sigurisë “arrest me burg” vendosur së fundmi nga Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pezullimi zgjat deri në rënien e shkakut për të cilin është vendosur ky pezullim, ndërsa kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim në Gjykatën Administrative të Apelit. Prokurori i Sarandës Sali Hasa u arrestua pak ditë më parë pas kërkesës së SPAK. Gjatë operacionit u arrestuan edhe oficeri i policisë gjyqësore Napolon Hodaj dhe disa persona të tjerë. Arrestimi i prokurorit Hasa është I lidhur me dosjen e gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha. Në rrjetin e përgjimeve për gjyqtaren Hoxha ka rënë prokurori Sali Hasa, ku del se ai është ndikuar për të pushuar hetimin ndaj një personi që akuzohej për plagosje të rëndë më dashje. Kjo gjë e aprovuar nga gjykata ku gjithashtu ka përfshirje të oficerit Napoleon Hodaj që ka ushtruar ndikim të paligjshëm te prokurori Hasa për një rast të dytë. SPAK ka pohuar se bëhet fjalë për tre episode të veçuara nga njëra tjetra dhe mes tyre përveç faktit të rëndë se prokuroria ka pushuar hetimet për veprën e plagosjes së rëndë me dashje, nga ana tjetër ai dyshohet se gjithashtu së bashku me persona të tjerë ka dyshime për ndryshim dhe paracaktim të rezultateve në garat sportive, bëhet fjalë për një ndeshje të kategorisë së dytë për të cilën ka përgjime intensive nga SPAK. Në pranga kanë rënë edhe Qerim Ruçi, arbitër i ndeshjeve të futbollit, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Paracaktim i rezultateve në garat sportive”, Bledar Hajredini, zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, Julian Zera, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#KLP#SaliHasa#TopChannel