filmov
tv
Top News - Serbët tërbohen nga ngjyrat kuqezi / Në gjyq kush ngre flamurin kombëtar në Preshevë
Показать описание
Tensionet në veri të Kosovës po ndikojnë edhe tek shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës, tek të cilët ka pasur presione gjatë javëve të fundit. I pyetur nga Top Neës, kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi u shpreh se është thirrur nga gjykata serbe për shkak të vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar, dhe kjo nuk është hera e parë.
“Jam ftuar nga Gjykata Serbe për shkak se sipas tyre, kam shkelur ligjet e këtij shteti pasi kam vendosur flamurin kombëtar shqiptar në godinën e komunës së Preshevës. Kjo nuk është hera e parë, ndodhë pothuajse çdo vit që unë të ftohem dhe të dënohem nga gjykata serbe dhe ky është një rezultat i politikës diskriminuese, shtypëse dhe raciste të cilën e bënë në vazhdimësi Serbia karshi shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Padyshim, të gjitha ngjarjet në Luginë janë ndikim i situatës që po ndodhin edhe në veri të Kosovës, por, javëve të fundit ka pasur presione të ndryshme si për banorët vendas, bizneset, në administratë komunale e gjithashtu edhe ndalesa apo arestime të shqiptarëve të Kosovës, të cilët janë mbajtur 24h në burg, pa asnjë arsye.”
Arifi shton se çështja e Luginës së Preshevës dhe shqiptarëve, nuk është çështje që duhet të akuzojnë Prishtina dhe Tirana njëra tjetrën, por zgjidhja duhet bërë përmes një unifikimi. Sipas tij, diskriminimi i shqiptarëve në Preshevë vazhdon prej 30 vitesh. Kryetari i komunës së Preshevës tha se prej vitit 2011 janë pasivizuar mbi dhjetë mijë shqiptarë, të rinjtë po largohen për në Evropë nga mungesa e perspektivës dhe vazhdimisht po përballen me një Serbi që nuk integron shqiptarët, sepse nuk dëshiron të qëndrojnë në luginën e Preshevës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Preshevë#TopChannel

Комментарии