Top Channel/ Makina përplaset me zetorin e ngarkuar me rrush

preview_player
Показать описание
Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Rrogozhinë-Lushnje.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Dushk dhe në të janë përfshirë një automjet tip citroen ku udhëtonin dy të rinj, si dhe një mjet tip zetor.

Meti ku udhëtonin të rinjtë ka goditur nga pas një zetor me rimorkio, i cili ishte edhe i ngarkuar me rrush. Si pasojë e kësaj goditjeje janë plagosur tre persona.

Pas aksidentit ishin kalimtarët e rastit që i dhanë ndihmën e parë të aksidentuarve deri në ardhjen e autoambulancave.

Ata janë transportuar në spital, ku në gjendje më të rëndë raportohet drejtuesi i zetorit.

“Sot rreth orës 17:00, në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë, në fshatin Dushk, automjeti tip “Citroen” me drejtues shtetasin E. G. është përplasur me një zetor me drejtues shtetasin A. B., 50 vjeç, banues në Dushk. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i zetorit, drejtuesi i mjetit citroen dhe pasagjari në citroen, shtetasi E. B., të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Nga hetimet e para dyshohet se zetori ka dalë nga rruga dytësore në autostradë gjë që nuk është vënë re nga drejtuesi i automjetit citroen.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Aksident#Lushnje#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Ishalla ska te vrar gjynaf nga Zoti 🥺🥺🥺🤔

julianfier
Автор

Nuk e ka fajin rruga...po telefoni ke dora...te duket zitori miz pastaj

hopatopa
Автор

Fjala rrumpallhane veq ne shiperi thuhet

ALKUKES
Автор

Zot na ruj, avash o njerez te Zotit avash🙄

natashastojku
Автор

Ethe 20 vjet I duet kti poplli me. Koptu si me jetu

astritsadrija
Автор

Po me zetorin cpate apo te kishte vajtur mendja per ndonje verige rush

centralebishtikalldremit
Автор

Epo ka dash autokombaj ne rruge se zetori nuk duket mire

assalliu
Автор

nuk duhet absolutisht te lejohen ne autostrade zetor eshte shkak aksidenti te behet rruge e dyte per mjete bujqesore

semigravano
Автор

A ishte vetura Lambo apo Audi a8? ... sepae ju si tv e keni si mision te shfaqni nje lloj kinse mireqenje te popullit, derisa nuk merreni fare me mē shume se gjysmen e popullates qe heqin per buk ...

mentosz
Автор

Kto me zetora biçikleta edhe motorra jan shum tepa përgjegjshem po marin shoferat në qaf edhe kto kurr nuk dënohen vetem shoferat e makinave e hanë

klaraklara
Автор

mir zetori rreke deke nga zhurma po taksisti ku i kishte syte kujdes o njerez .

fhh-zfsd
Автор

Nuk ndajne dote as rrugen njerezit ne shqiperi

elial
Автор

Iku rrushi per lesh arapi tani ska me raki hahahahah

julianfier