Tv Klan - PD cakton drejtuesit politikë të 12 qarqeve

preview_player
Показать описание
8 muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të 2025, kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar drejtuesit politikë të saj në 12 qarqet e vendit.

Siç raporton gazetarja e Tv Klan, Jolldiz Shuaipi, “qarku më i madh, ai i Tiranës i është besuar Belind Këlliçit. Qarku i Shkodrës i është besuar nënkryetarit të kësaj force politike, Luçiano Boçit. Nënkryetari tjetër, Agron Gjekmarkaj, do të drejtojë Lezhën. Në Dibër drejtues do të jetë Xhelal Mziu, në Kukës Flamur Hoxha. Durrësi i është besuar nënkryetarit tjetër të PD, Oerd Bylykbashit, Elbasani Ervin Salianjit, Fieri do të drejtohet nga kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, Korça nga Ivi Kaso, Berati nga Eno Bozdo, Vlora nga Bujar Leskaj, ndërsa Gjirokastra nga Tritan Shehut”.

Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike është diskutuar edhe për nisjen e protestave.

“Sali Berisha ka mbajtur një fjalë gjatë kësaj mbledhje kryesie, e para për këtë sesion parlamentar të vjeshtës, të Partisë Demokratike. Ai ka folur për strategjinë, detyrat që duhet të përmbushin jo vetëm anëtarët e kryesisë, por të gjithë forumet dhe strukturat drejtuese të PD, duke qenë le të themi edhe disi i zhgënjyer nga mënyra e drejtimit të PD në strukturat drejtuese, Berisha i ka besuar kryesisë edhe përgjegjësin për votën e lirë. Sipas tij kauza kryesore e PD, 8 muaj para zgjedhjeve elektorale, do duhet të jetë vota e lirë. Ai është shprehur se do duhen të përmbushen rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, pavarësisht dakordësisë që opozita dha në sesionin e kaluar për miratimin e ndryshimeve në Kodin Elektoral. Ai u shpreh se do duhet të respektoheshin vendimet e GJK, më konkretisht ai për votën e emigrantëve”, raporton gazetarja.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
join shbcf.ru