Top News - Denoncimi në ‘Fiks Fare’/ Agjencia e punësimit mashtron me kontrata pune

preview_player
Показать описание
“Aplikime Punësimi” është agjencia e cila ndodhet me seli në Tiranë dhe merr përsipër të pajisë me kontrata punësimi shtetas shqiptar që duan të punojnë jashtë Shqipërisë. Një kontratë e tillë e nënshkruar në këtë agjenci kushton 300 euro, e cila merr përsipër punësimin e personit në shtetin pritës, brënda 3 ditësh nga mbërritja për një periudhë 1 vjeçare, por në fakt nuk ndodh ajo çfarë shkruhet, pasi këto kontrata janë të pavlefshme. Këtë fakt e denoncoi një shtetase shqiptare e cila kishte bërë për gjithë familjen në këtë agjenci 4 kontrata punësimi për në Maltë. Edona Mjeshtri tregoi për Fiksin se kur u desh të priste biletën e vajtjes , përfaqësuesja e agjencisë u tha se duhet të prisnin edhe biletën e kthimit, biletë e cila vërtetonte se do qëndronin si turiste atje për 3 ditë, pra do shkonin në 6 mars dhe do ktheheshin në datën 9 mars. Ndërkohë që në bazë të kontratës duhet të punësoheshin për një vit, gjë e cila nuk ndodhi dhe kjo i detyroi të shkruajnë në një faqe në Facebook, “Shqiptarët e Maltës” dhe aty i ndihmuan dhe u gjetën punë.

Ajo thotë kjo kompani që i mashtroi dhe shpenzuan 5 mijë euro dhe duhet të paktën t’ju kthejë lekët e kontrateve, pasi nuk e ka zbatuar atën që kanë nënshkruar. Edona mjeshtri thotë se po te ishte për të shkuar si turiste shkonte vetë, përse duhet të paguante një agjenci punësimi. Gazetarët e Fiksit kërkuan të kontaktonin me përgjegjësen e zyrës e cila pranoi se personat paguan si turistë dhe për bileta kthimi dhe për qëndrim në hotel, por sipas saj kjo ka ndodhur kohët e fundit, pasi më përpara kontrata njihej. Ndërkohë përgjegjësja, Marjana Balliu,pretendoi se denoncuesja Edona Mjeshtri ka hequr dorë vetë nga ndërmjetësimi, dhe për këtë ajo u zotua se do vinte në dispozicion të gazetarëve dokumentin, gjë e cila nuk ndodhi.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Denoncimi#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

E kemi pesuar dhe ne tjeret super mashtruese

sulejmantola