Top Channel/ Universitetet, gjysma bosh/, janë plotësuar vetëm gjysma e 31 mijë kuotave

preview_player
Показать описание
Në universitete ka rreth 31 mijë karrige në auditore për studentët e vitit të parë, por me përfundimin e dy raundeve të regjistrimeve, gati gjysma kanë mbetur të paplotësuara; që tregon tkurrjen e vazhdueshme të numrit të studentëve. Teksa mjekësia dhe degët e teknologjisë e inxhinierive kryesojnë preferencat e të rinjve në arsimin e lartë, programet e shkencave të natyrës apo shkencave humane ka mes tyre që janë në rrezik mbyllje. Arkeologjia dhe trashëgimia kulturore është një ndër programet me më pak interes në Universitetin e Tiranës, me vetëm 5 regjistrime; pasuar nga shkencat mjedisore me 6 studentë. Edhe fizikën e kanë zgjedhur vetëm 7 studentë dhe kiminë 9. Raporti i vendeve në institucionet e arsimit të lartë krahasuar me numrin e studentëve është jo në proporcion. Për shembull nga 80 kuota, në Fakultetin e Historisë janë zënë vetëm 22 me vitparistë. Interesi është i ulët edhe te gjeografia ku kanë mbetur të lira 104 vende për studentë, nga 152. Edhe te gjuhë letërsia dhe gazetaria gati ½ e kuotave kanë mbetur pa studentë. Në Fakultetin e Gjuhëve të huaja 0 regjistrime ka për greqishten, ndërsa të rinjtë priren të shkojnë te anglishtja me 215 regjistrime e më pas te gjermanishtja me 29 studentë. Në Universitetin e Arteve në Tiranë studentët numërohen me gishtat e dorës; sidomos në programet e instrumentave muzikorë, edhe pse kuotat janë numra një shifror, ka ose pak student ose fare. Psh, në degën e trombës apo fagotit ka zero regjistrime. Por edhe konkursi për t’u pranuar në aktrim, një interes i lartë i mëparshëm, duket se ka tkurrje; me vetëm 8 studentë të regjistruar. Edhe studentët te degët akademike në Universitetin Bujqësor kanë tkurrje, pavarësisht se disa programe të zhvillimit rural janë pjesë e programeve prioritare ku shpërblimi është bursa sa paga minimale. Por më të rrezikuarit, janë universitetet e rretheve, në vend të parë rezulton Gjirokastra me mbi 80% të degëve në mospërmbushje të kriterit për të paktën 10 studentë për një program.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopChannelNews
Рекомендации по теме