Top News- Serbia do vazhdojë të shesë armë!/Zotimi i Vuçiç pas rrëzimit të avionit me municione

preview_player
Показать описание
Serbia do të vazhdojë t'u shesë armë vendeve të tjera, pavarësisht rrëzimit të aeroplanit ukrainas me gati 12 tonë armatime serbe në Greqi.

Ishte kjo deklarata e presidenti i Aleksandër Vuçic, i cili thotë se Serbia ka nevoje për tregtinë e armeve që të ketë paga dhe pensione më të larta.

Do vazhdojmë t'i shesim armë Bangladeshit dhe Qipros, Togos dhe Senegalit dhe kujtdo që ka një licencë legjitime, tha Vuçiç gjatë prezantimit të sistemeve serbe të armëve.

Vuçiq e quajti rrëzimin e Antonov pranë Kavallës të shtunën e kaluar, një incident ajror dhe thotë se rrëzimi i avionit nuk ka asnjë lidhje me eksportet e armëve serbe.

Ai pretendon se pala serbe i ka respektuar të gjitha kërkesat gjatë eksportit të municionit të transportuar nga avioni ukrainas.

Por ministria e Punëve të Jashtme greke i është drejtuar Serbisë me një notë proteste, përmes ambasadorit të Greqisë në Beograd, për shkak se autoriteteve greke nuk kanë pasur informacion paraprak për rrezikshmërinë e ngarkesës së transportuar nga Antonov.

Avoni kaloi përmes vendeve të NATO por asnjë prej tyre nuk kishte dijeni se ai po transportonte armë dhe ngarkesa e vertëtë nuk do të kishte gjasa të zbulohej, nëse nuk do të kishe ndodhur aksidenti fatal që u mori jetën 8 anëtarëve të ekuipazhit në bord.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Serbi#Arme#TopChannel
Рекомендации по теме