Tenderi/ Gazetarja: Babë e bir kontaktuan 2 persona me rekorde kriminale të kërcënonin biznesmenin

preview_player
Показать описание
Algert Alcani 27 vjeç dhe Shaqir Alcani 62 vjeç, babë e bir, janë personat të cilët kishin pajtuar dy persona të tjerë për të kërcënuar biznesmenin Erald M. që të tërhiqej nga një tender publik që kishte fituar nga Bashkia e Tiranës.

Gazetarja e Klan News Glidona Daci raporton se bëhet fjalë për një tënder me lëndë drusore, për të cilën kishin shfaqur interes dy kompani. Njëra e përfaqësuar nga administratori Erald M. dhe kompania tjetër Alcani, që zotërohet nga babë e bir Shaqir dhe Algert.

Por fituese u shpall kompania e biznesmenit Erald M. Pas këtij momenti, Algert Alcani 27 vjeç dhe Shaqir Alcani 62 vjeç kontaktuan dy persona me rekorde kriminale, siç ka mësuar gazetarja Glidona Daci, që të kërcënojnë me jetë biznesmenin dhe familjen e tij me qëllim që ai të tërhiqej nga tenderi publik.

Këta persona janë Edmir Boci 37 vjeç i arrestuar tashmë dhe një person i katërt 38 vjeç, i cili është ende në kërkim nga policia dhe forcat RENEA janë në terren.

“Pasi është shpallur fituesi i tenderit Erald M. nga ana e Shaqir Alcanit, djali i tij Algert Alcani ka kontaktuar persona me rekorde kriminale, njëri prej tyre tashmë i vënë në pranga ndërkohë që një tjetër 38-vjeçar është në kërkim ende nga ana e strukturave të policisë. Është kontaktuar Edmir Boci me një person tjetër, me një 38-vjeçar ku kanë kërkuar dhe kanë kërcënuar me armë Erald M. duke i kërkuar që të tërhiqej nga tenderi, në mënyrë që më pas këtë tender me vlerë 1 milion Euro ta fitonte kompania e Shaqir Alcanit”, bëri të ditur gazetarja.

Por pavarësisht kërcënimit, administratori Erald M. nuk u tërhoq nga tenderi dhe denoncoi në polici.

Hetimet kanë zgjatur 1 muaj dhe u finalizuan me arrestimin e 3 personave, kurse një i katërt në kërkim.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Рекомендации по теме