Top Channel/Fytyra e Krishtit i shfaqet në lëkurë, 37 vjeçari i shokuar!

preview_player
Показать описание
Një britanik 37 vjecar, baba i dy fëmijëve, beson se një hematomë në pjesën e sipërme të krahut të tij të majtë, ka trajtat e fytyrës së Krishtit. Jamie Hales tha se figura u shfaq në pjesën e brendshme të krahut të tij pas një goditjeje. Të gjithë njerëzit pranë tij që e kanë parë shenjën, kanë arritur ta dallojnë qartë tiparet që ngjasojnë me ato të imazhit të Jezusit. “ Unë vetë nuk jam besimtar. Po të isha, do të mendoja se kjo është një shenjë që jam Mesiah i ri, por nuk jam”, shprehet Hales duke i shtuar situates edhe disa doza humori. 37 vjecari, punëtor i një fabrike tha se ishte vrarë në atë pjese te krahut, por nuk i kishte kushtuar shumë vëmendje. Vetëm më vonë, vuri re formën e hematomës dhe mbeti i tronditur. Hales megjithatë thotë se nuk ka ndryshuar mendje për besimin, edhe pse i pëlqeu fama që mori për disa ditë.

Pamje : AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#JamieHales#UK#TopChannelNews
Рекомендации по теме