Tv Klan - Kokaina e Frakullës qëndroi disa ditë në Tiranë, rapoton gazetarja Bleona Metushi

preview_player
Показать описание
Pyetje: Cilat janë detajet më të fundit nga hetimet rreth kësaj çështje?

Gazetarja Bleona Metushi: Janë disa pikëpyetje të cilat ngelen për të marrë përgjigje nga ana e hetimeve që Prokuroria e Posaçme po kryen për rastin e trafikut të 430 kg kokainë nga Kolumbia në drejtim të Shqipërisë. Megjithatë hetimet 3-mujore të SPAK kanë arritur t’i sigurojnë prova konkrete dhe të zbardhin të gjithë linjën e trafikut, e cila sipas hetimeve dhe përgjimeve ambientale të kryera deri më tani nga ana e Prokurorisë së Posaçme tregojnë se si grupi kriminal me në krye shtetasin Nikolin Gjolena i cili konsiderohet nga ana e Prokurorisë së Posaçme si person i cili ka financuar të gjithë trafikun por edhe ka mbajtur kontakte direkte me shtetasit kolumbianë dhe me shtetas të tjerë, dyshohet shqiptarë në Kolumbi që kanë ndihmuar për sigurimin e lëndës narkotike dhe deri në dërgimin e saj në Shqipëri. Nëpërmjet dosjes hetimore, një pjesë e të cilës sigurohet edhe nga Tv Klan, arrihet të zbardhet e gjithë dinamika e këtij trafiku nga momenti i nisjes në Kolumbi në muajin Maj, e kamufluar mes plehut organik artificial ka mbërritur në muajin Shtator në Shqipëri, aty ku është bërë zhdoganimi në ambientet e doganës dhe më pas është zhvendosur kjo lëndë narkotike me anë të ndihmës së anëtarëve të tjerë të grupit të strukturuar kriminal në një ambient në zonën e Kombinatit, aty ku është mbajtur për disa ditë në pritje të ardhjes në Shqipëri të shtetasit kolumbian që sipas përgjimeve të cilat janë zbardhur nga ana e Prokurorisë së Posaçme, do të bënte edhe ndarjen e lëndës narkotike nga plehu organik artificial me të cilin ishte kamufluar kjo lëndë. Përgjime dhe vëzhgimet ambientale të Prokurorisë treguan se grupi kishte një plan të mirëmenduar pra për trafikun e lëndës narkotike, megjithatë tregoi edhe agresivitetin që ky grup kriminal kishte për shkak edhe të përgjimeve që tregonin për konflikte dhe për armatosjen e tyre të cilat sugjeroheshin të zgjidheshin edhe nëpërmjet armëve. Ajo që ka dalë nga hetimet e deritanishme tregon se lënda narkotike do të bëhej ndarja e saj nga plehu kimik në ambientet e banesës së shtetasit Viktor Çervanaku. Ndërkohë një personazh tjetër kryesor në këtë linjë të trafikut del djali i tij, Denilson Çervanaku, i cili ka mbajtur lidhje direkte me porositësin dhe financuesin e lëndës narkotike. Gjithçka ka ndodhur në bashkëpunim, thotë Prokuroria e Posaçme me shtetas të tjerë shqiptarë dhe kolumbianë jashtë vendit, ndërkohë që një hetim paralel për këtë dosje vijon edhe në Malin e Zi aty ku janë zbuluar detaje të reja.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме