filmov
tv
Top Channel/ Khamenei, me pushkë në xhami: Sulmi i Iranit, i shkëlqyer-Do e godasim Izraelin sërish!
Показать описание
Kombet myslimane kanë një “armik” të përbashkët dhe duhet të krijojnë “një brez mbrojtjeje” nga Afganistani në Jemen e nga Irani në Gaza e Liban: Drejtimin e parë në gati 5 vjet të faljes së të premtes, lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Khamenei e ktheu në një mesazh për situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme.
“Nëse do të jetë e nevojshme, në të ardhmen do ta godasim sërish Izraelin”, u shpreh ajatollahu në fjalimin e tij, të mbajtur në kujtim të liderit të vrarë të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, ndërsa u shfaq në xhami me një pushkë të mbështetur në tokë. Duke folur edhe në farsi edhe në gjuhën arabe gjatë lutjeve të së premtes në Teheran më 4 tetor, Khamenei tha se Irani dhe bashkëpunëtorët rajonalë që mbështet nuk do të zmbrapsen karshi Izraelit, ndërsa frika për një konflikt të gjerë rajonal në Lindjen e Mesme është rritur, pas sulmeve të shumta ajrore dhe ofensivës tokësore të Izraelit në Liban.
Veprimi brilant i forcave tona të armatosura disa net më parë, ishte plotësisht i ligjshëm dhe legjitim. Aksi i Rezistencës nuk do të tërhiqet. Sulmi me raketa ishte ndëshkimi më minimal për krimet e Izraelit.
Mijëra vetë ishin mbledhur përpara xhamisë në qendër të Teheranit për lutjen e tij, që erdhi tre ditë pasi Irani ndërmori sulmin me 200 raleta balistike drejt shtetit hebre dhe tre ditë përpara përvjetorit të parë të sulmit të Hamasit në Izrael, që nxiti dhe konfliktin aktual në rajon. IDF-ja njoftoi sakaq se ka sulmuar një tunel nëntokësor që kalon mes Libanit dhe Sirisë, me pretendimin se ai përdorej nga Hezbollahu për të transferuar dhe ruajtur armatime.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Israel#Liban#TopChannelNews

Комментарии