RTV Ora - Makinat përplasen kokë më kokë pranë by passit të Fierit

preview_player
Показать описание
#rtvora
Një tjetër aksident nga ndodhur mëngjesin e kësaj të premte pranë by-passit të Fierit në zonën e Baltëzës.

Dy automjete, njëri tip "Opel" dhe një tjetër tip "Golf" janë përplasur kokë me kokë me njëri-tjetrin duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Njëri prej automjeteve ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës si pasojë e përplasjes.

Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëviznin automjetet.

Sipas informacioneve paraprake nuk ka persona të lënduar.

By-passi i Fierit vijon të ngelet një burim aksidenti për drejtuesit e automjeteve.

Që prej hapjes së tij janë shkaktuar një numër i lartë aksidentesh.


Follow Ora News

Рекомендации по теме