Top Channel/ Rektorët shkojnë në Kuvend, takimi me kryetaren e parlamentit Elisa Spiropali

preview_player
Показать описание
Në kuadër të hapjes së kapitullit të parë të negociatave, Kuvendi organizoi një takim me rektorët e universiteteve publike dhe private në vend, me në fokus ndërkombëtarizimin e institucioneve të arsimit të lartë. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali foli edhe për tensionin politik ku celësi i zgjidhjes sipas saj qëndron te arsimi.

‘Ne vijmë në këtë takim disa ditë pas Luksemburgut, sepse e kemi të rëndësishëm bashkëpunimin me ju dhe ndikimin që ka arsimi për përshpejtimin e integrimit në BE. Ndërsa tensioni dhe modeli në kuvend me siguri qortohet nga modelet në auditore, edhe besoj se shpresat për më mirë janë pikërisht te arsimi.

Rektorët vlerësuan të rëndësishëm bashkëpunimin me institucionet shtetërore, teksa nënvizuan shqetësimet që hasin në veprimtaritë e tyre, duke u ndalur te rënia e numrit të studentëve, apo te sfidat për përmirësimin e arsimit të lartë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Rektorët#Kuvend#TopChannelNews
Рекомендации по теме
join shbcf.ru