Top Channel/ FMN: Ekonomia shqiptare rritet me 3%! Faktor kryesor: Turizmi, ndërtimi dhe konsumi

preview_player
Показать описание
Ekipi i FMN ka mbaruar vizitën gjashtë ditore në Shqipëri. Ekipi i FMN ka konfirmuar se ekonomia shqiptare po ecën me ritme pozitive dhe pritet të rritet me 3% gjatë këtij viti.

Treguesi vjen me rritje nga parashikimet e fundit prej 2.2% dhe faktor kryesor është turizmi, ndërtimi dhe konsumi. Reforma e pagave nisur nga qeveria duhet të shoqërohet me rritje të ardhurash thotë institucioni ndërkombëtar dhe duhet të gjenden të ardhura për të mbajtur të shëndetshëm financat e buxhetit. Në këtë aspekt FMN mbështet ligjin e ri për tatimin e të ardhurave që synon të zgjerojë bazën tatimore.

“Zbatimi në kohë i masave të tjera të planifikuara për rritjen e të ardhurave tatimore është po ashtu me rëndësi, përfshirë rritjen e pajtueshmërisë së individëve të pasur,” thekson dokumenti më tej.
Inflacioni është thembra tjetër e Akilit që duhet të mbahet nën kontroll sipas FMN dhe i bën thirrje bankës së shqipërisë të rrisë edhe më tej normën bazë të interesit nëse vijon të qëndrojë më gjatë seç duhet mbi objektiv.

Për kursin e këmbimit FMN thotë se duhet të shmangen ndërhyrjet që nuk kanë të bëjnë me çrregullime tregu.

Për Bankën e Shqipërisë, FMN ka lënë detyre mbledhjen e më shumë të dhënave mbi sektorin e pasurive të paluajtshme.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#FMN#TopChannelNews
Рекомендации по теме