Top Channel/ Gjukanovic sulmon Open Balkan: Do ta kthejë Malin e Zi nën Serbinë e Madhe!

preview_player
Показать описание
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanovic ka vazhduar edhe një herë të këmbëngulë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakoheshme parlamentare. Ishte pikërisht partia e tij DPS, ajo që votoi për shkarkimin e kryeministrit, Dritan Abazovic, rivaliteti me të cilin tashmë shpërfaqet hapur. “Jam i bindur se në tre muajt e ardhshëm do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare në vend”, deklaroi Gjukanovic, sipas të cilit Mali i Zi po përjeton krizën më të rëndë prej vitesh.

Teksa doli me pretendimin se kjo krizë është nxitur, sic thotë ai, nga element që nuk e duan një mal të Zi europian dhe civil, bëri deklaratën e fortë se shtetin malazez, përmes Open Balkan, kanë dashur ta devijojnë nga rruga euroatlantike dhe ta kthejnë nën Serbinë e Madhe. “Kriza aktuale është edhe politike dhe e sigurisë, institucionale, financiare dhe ekonomike.

Është një agresion i poshtër që dëshironte ta nxirrte Malin e Zi nga konstelacioni politik europian dhe euroatlantik dhe ta kthente atë përmes të ashtuquajturës programi ekonomik, “Open Balkan” në Serbi të Madhe, nën ombrellën e sigurisë së “Rusisë së Madhe”, deklaroi ai. Abazovici nga ana tjetër e mbështeti këtë nismë rajonale, edhe pse insistoi që ajo të kishte përfshirjen e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, vecanërisht Kosovës. Abazoviç, që pretendon se ishte krimi i organizuar që e ka rrëzuar nga pushteti, e ka lënë të hapur mundësinë e rikandidimit për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#MiloGjukanovic#OpenBalkan#TopChannelNews
Рекомендации по теме