Tv Klan - Shuhet ikona e kinemasë Margarita Xhepa

preview_player
Показать описание
Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare, një ditë pas ditëlindjes së saj aktorja ikonë e ekranit shqiptar Margarita Xhepa! Ndonëse urimet për ditëlindjen janë akoma të freskëta, sot për të janë të panumërta mesazhet e lamtumirës, por edhe mirënjohjes për të gjitha emocionet që dha.

Së fundmi aktorja brilante vuante nga një sëmundje e mushkërive, çka u bë edhe shkak edhe i rëndimit të gjendjes së sa shëndetësore kohët e fundit. Ajo u dërgua mbrëmjen e kaluar për trajtim mjekësor në një spital të Tiranës, ku edhe ndërroi jetë rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Rolet e Margarita Xhepës janë të panumërta. Në kinema me 32 role të shënjuara në prodhime filmike që sot janë shtyllë e Kinematografisë Shqiptare, ndërsa në Teatrin që aq shumë e deshi ka më shumë se 150 të tilla. Ishte pikërisht Tetari ku ajo hodhi hapat e parë të një karriere të ndritur që e priste. 65 vite dedikim dhe kontribut në role kryesore, por edhe karakteri, për të marrë titullin nga publiku, si çdo artist do e donte, atë zonjës së madhe të filmit dhe tatrit.

Me role të ndjera, të thella, Margarita Xhepa do të mbahet mend në rolin e Shanos tek ‘Dimri i Fundit’, Zonja e Prefektit tek ‘Gjeneral Gramafoni’, Eleni Jankollari tek ‘Koncert në vitin 1936’, Pesha e Kohës si gruaja e kryetarit, Nëna e Arturit tek ‘Apasionata’ e shumë të tjera.

Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim”, një prodhim që u vlerësua në me çmimin e madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, Margarita Xhepa ka korrur sukses edhe në rolet e dramaturgjisë botërore si, Ofelia tek “Hamleti”, vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, dadoja tek “Romeo e Zhuljeta”, mbretëresha Margaret tek “Rikardi III”

Margarita Xhepa ka lindur në Lushnje më 2 Prill të vitit 1932, ajo është vlerësuar me dhjetra çmime dhe dekoruar me titullin “Artiste Populli”, ndërsa lamtumirën e fundit kolegë, dashamirës, figura të shquara të artit do t’ja japin të premten në homazhet që do të mbahen në Tetarin e Operas dhe Baletit, nga ora 10 deri në 1 para përcjelljes për në banesën e fundit.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Nje yll qe ska per te perenduar kurre!....🙏🙏

abcd-yvtl
Автор

😢😢i pa harruar qoft kujtimi i bretereshes te kinemas tone respektin dhe dashurin i percjellim ne jeten tjeter

indritmemaj
Автор

Na ka arllur shum keqe kur kemi dgjuar shum per nje aktore shum e mire iparua kujtimi saje kur kemi digjuare na ka arllur shum keqe me lot ne sy iparuar kujtimi saje 😂😂

IrmaNuredina
Автор

Jemi me lot ne sy irma nuredinaje na vlora 😂😂😂😂😂

IrmaNuredina
visit shbcf.ru